Policia: Kamerat e vëzhgimit nuk fiksuan vrasësit e Franc Konomit
3 dite para se të vritej me armë zjarri, pasi ka dalë nga një bar pranë vendit ku ndodhi atentati, sipas policisë, Franc Konomi ishte kthyer në Shqipëri nga Greqia, ku kishte qëndruar për disa ditë me të afërm të tij
TIRANE – Kamerat e vëzhgimit të disa bankave dhe bizneseve të tjera në afërsi të vendit ku ndodhi vrasja e Franc Konomit, më 8 korrik në kryeqytet, nuk kanë arritur të fiksojnë autorët e ngjarjes, të cilët nga një motor ekzekutuan me armë 42-vjeçarin. Burime nga grupi hetimor i prokurorisë dhe policisë, kanë pohuar dje, se menjëherë pas ngjarjes së ndodhur më 8 korrik në afërsi të sheshit “Avni Rrustemi”, në rrugën mes kësaj zone dhe Ushtarit të Panjohur, agjentët e policisë kanë verifikuar se pranë vendit ku u vra Franc Konomi, ishin montuar disa kamera sigurie dhe vëzhgimi, që u përkisnin disa bankave dhe kompanive të tjera, zyrat e të cilave ndodhen në atë zonë. Menjëherë grupi i hetimit ka marrë vendim për sekuestrimin e pamjeve filmike të fiksuara nga kamerat në fjalë, duke filluar më pas menjëherë verifikimin e imazheve të regjistruara. Ky proces ka zgjatur për disa ditë, derisa policia, kohët e fundit ka arritur në përfundimin se gjithçka ishte fiskuar nga kamerat nuk kishte të bënte me vrasjen e 42-vjeçarit. Policia tha se kjo ka ndodhur për shkak se kamerat e vëzhgimit kanë qenë të fokusuara të kapin pamje pranë zyrave ku janë vendosur, por edhe për shkak të distancës me vendin e ngjarjes, çka e ka bërë të pamundur administrimin e imazheve të sakta mbi skenën e krimit. Dosja penale për vrasjen e Franc Konomit u hetua fillimisht nga Prokuroria e Tiranës, e cila pasi arriti në përfundimin se mungonin provat për ndonjë të dyshuar, vendosi delegimin e çështjes në polici “për zbulim autori”. Më shumë se 70 persona janë marrë në pyetje nga policia, ndërkohë që Prokuroria kërkoi informacion edhe nga shtete si Greqia, Spanja, Gjermania dhe Italia, ku viktima Franc Konomi kishte lëvizur vazhdimisht vitet e fundit. Pak vite më parë, 42-vjeçari ishte dënuar për gjobëvënie në një shumë të konsiderueshme ndaj një biznesmeni, ndërsa policia ka pasur dyshime se Konomi ishte implikuar në disa ngjarje të tjera të ngjashme të pa denoncuara. Kjo pistë, si dhe çështje të pazgjidhura që nga vitet 1990 dhe dyshimet për veprimtari në trafikun e drogës, janë versionet kryesore që po hetohen si shkaqe të mundshme të ngjarjes. Franc Konomi u vra nga dy persona, të cilët u afruan me motorr pranë makinës së viktimës, një “Benz” me targa TR 0626 S. Pasi qëlluan disa herë me armë mbi Franc Konomin, që po tentonte nxjerrjen e makinës nga parkimi në krah të rrugës, autorët e krimit janë larguar pa lënë gjurmë. tr.so