Kastro: Obama duhet të mbrohet, mund ta vrasin
Tri ditë nga paraqitja e tij pas katër vjetësh në Parlamentin e Kubës, Fidel Kastro ka mbajtur një fjalim në televizion, nga ku kujtoi Presidentin amerikan, Barak Obama, të ruhet se rrezikon ta vrasin. Kastro doli në televizion për t’i shpjeguar popullit se ai do të angazhohet sërish në drejtimin vendit, kësaj radhe jo më si President, por si këshilltar. “Detyra ime është të bëj një lloj këshilltari, të them atë që mendoj dhe kush ka fuqinë të marrë vendimet”, - tha ai në televizionin venezuelas, “Telesur”. “Shokët nuk janë persona që duhet t’i pilotoj unë. Ajo që dua është që të mendojnë me mendjen e tyre”, - shtoi. Duke iu referuar Presidentit amerikan, për të cilin foli edhe në Parlament, Fidel ka përsëritur apelin për të evituar luftën nukleare me Iranin, gjë për të cilën ai është i bindur se mendohet dhe diskutohet në Uashington. Kastro tha se Obama është në rrezik për jetën. “Fakti që nuk është vrarë deri tani, është çështje fati. Mund ta vrasin, por nuk besoj se do ta bëjnë tani. Gjithsesi, ai duhet të mbrohet, duhet të kujdeset për veten”, - tha Kastro në televizion. Për çështjen e përfolur gjatë të dokumenteve sekrete amerikane të botuara në “ëikileaks”, mbi luftën në Afganistan, Kastro tha se “duhe t’i bëjmë një monument ëikileaks, se tregoi që SHBA nuk mund të ketë më kontrollin e sekreteve të veta”.