“Në shtator qeveria e re, më pas investimet e tjera”
24/07/2009 Shefi i ekzekutivit sqaron anulimin e tenderave në vjeshtë
Berisha thotë se e njëjta praktikë është ndjekur çdo vit
Kryeministri Sali Berisha ka sqaruar vendimin e fundit të qeverisë, i cili ndërpriste zhvillimin e tenderave gjatë vjeshtës së këtij vitit. Sipas tij, ky nuk përbën ndonjë të re, pasi çdo vit pa asnjë përjashtim në muajin shtator apo tetor qeveria ka ndërprerë tenderimet jo për mungesë fondesh, por “i kemi ndërprerë ato për të shmangur tenderimet vjeshtuke”. Sipas tij, një arsye që shtyu qeverinë për të marrë këtë vendim lidhet edhe me qeverinë e re, që do të nisë nga puna pikërisht në muajin shtator. “Siç e dini, në muajin shtator një qeveri tjetër nis nga puna. Unë nuk mund të them se qeveria që vjen, sapo të instalohet, ka të gjitha kapacitet për të ushtruar të gjitha prerogativat e saj, sepse një ministër apo zëvendësministër në fillim të detyrës së tij do të konsolidojë administratën, para se të merret me këto çështje. Pra, kjo ka të bëjë thjesht me ndryshimin e qeverisë”, - tha Berisha. Duke mbrojtur investimet e bëra dhe ato që do të vijojnë, shefi i ekzekutivit garantoi se ky është viti i investimeve më të mëdha në historinë e vendit. Berisha ka hedhur poshtë në këtë mënyrë tezën për mungesë të fondeve nga ana e qeverisë së tij, çka solli vendimin për moszhvillimin e tenderave. Ai deklaroi se nuk ka asnjë arsye që autoritet kontraktuese, duke pasur disponibël fondet që në muajin janar, t’i shtyjnë ato për në vjeshtë. “Arsyet janë tërësisht burokratike. Mbi këtë praktikë ne çdo vit kemi ndaluar prokurimet në muajin shtator apo në muajin tetor, sipas rastit”, - deklaroi ai. Kryeministri tha se vitin e kaluar janë investuar 10% të prodhimit të brendshëm bruto, gjë të cilën nuk e ka bërë asnjë qeveri në botë. “Nuk ekziston absolutisht asnjë problem likuiditetesh. Pse doni që kjo ekonomi të bëjë të sëmurin imagjinar?” - pyeti kreu i shtetit.