Në stadium, tifozët dhunojnë policinë, katër të arrestuar
Fitorja e skuadrës së tyre të zemrës me sa duket ka ekzaltuar së tepërmi tifozët e Tepelenës, të cilët çuditërisht e kanë shfryrë dufin tek dy tifozë vendas nga Tepelena. Për më tepër, katër nga “ultrasit” e Tepelenës janë përleshur edhe me forcat e policisë si dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë teksa këta të fundit mundoheshin të vendosnin rregull në shkallët e stadiumit pas ndeshjes. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës në mjediset e stadiumit të Përmetit, kur katër të rinj nga ky qytet kanë rrahur dy nga tifozët miq si dhe kanë goditur punonjësit e rendit në detyrë. Lajmi është konfirmuar një ditë më parë nga burime të policisë lokale, sipas të cilave, rreth orës 02:50 të mëngjesit të djeshëm, specialistët e Policisë Gjyqësore në Drejtorinë e Policisë Gjirokastër kanë bërë arrestimin në flagrancë të Julian Vakës, 26 vjeç, Vladimir Shpatës, 27 vjeç, Arnold Telhajt, 23 vjeç dhe Jorgji Çonit, 26-vjeçar, që të katërt lindur dhe banues në Përmet.
Ngjarja
Në stadiumin e futbollit të qytetit të Përmetit është zhvilluar pasditen e së dielës ndeshja midis ekipit të Përmetit dhe të Tepelenës, e vlefshme për kategorinë e dytë. Ndeshja ka filluar në orën 16:00, ku nga ana e policisë ishin marrë masat për zhvillimin normal të kësaj ndeshjeje.
Në përfundim të ndeshjes, e cila u mbyll me fitoren 1 me 0 për ekipin vendas, rreth orës 18:00, të rinjtë përmetarë, Vaka, Shpata, Telhaj dhe Çoni, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në shkallët e stadiumit kanë goditur me grushte dy tifozë nga Tepelena. Në këto kushte forcat e policisë së komisariatit të policisë Përmet kanë ndërhyrë për të bërë shoqërimin e tyre. Por katër të rinjtë kanë kundërshtuar me dhunë edhe forcat policore.
Më pas, kanë ndërhyrë disa efektivë të grupit të FNSH-së (Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë), të cilët ishin të planizuar me shërbim në këtë stadium, por përsëri katër djemtë kanë kundërshtuar me dhunë.
Arrestimi
Rreth orës 18:10, katërshja e dhunshme përmetare është shoqëruar në mjediset e komisariatit të policisë Përmet, dhe situata është normalizuar.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe procedurale, policia ka ndërhyrë në orën 02:50 të mëngjesit të djeshëm, duke bërë arrestimin e tyre në flagrancë për veprën penale të “kundërshtimit të punonjësit të policisë” dhe për veprën penale të “goditjes për shkak të detyrës”. Policia lokale tha se dosja hetimore me këto akuza, i kalon sot prokurorisë së rrethit Gjirokastër për veprime të mëtejshme.