Vrasja në dasmë ; Tronditet psiqikisht autori i vrasjes së gruas
I dyshuari i vrasjes nga pakujdesia të një gruaje dhe plagosjes së dy burrave, ndodhet në gjendje paraburgimi në policinë e Lezhës, ku po përjeton tronditje të fortë psikike.
Lajmin e bënë të ditur dje burime nga grupi hetimor që po merr në pyetje të dyshuarin, sipas të cilave, Mirand Gjin Doda (Çupi), 20-vjeçar, lindur dhe banues në Rubik të rrethit Mirditë, u arrestua mesditën e së dielës nën akuzën se në fshatin Raboshtë, të komunës Balldren, Lezhë, ka vrarë nga pakujdesia me armë zjarri gjuetie (çifte), 48-vjeçaren Leze Gjoni. E ndjera, banuese në fshatin Kallmet i Madh, Lezhë, humbi jetën gjatë hedhjes së plumbave të pakontrolluara nga i riu, ndërsa u plagosën dhe dy të tjerë. Hil Caka, 45 vjeç, banues Zojz ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë në gjendje kritike për jetën, kurse i plagosuri tjetër, 45-vjeçari Sandër Jaci, banues në Raboshtë, Lezhë, ndodhet në spitalin rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja fatale ndodhi në banesën e Nik Gjokës, në kohën kur ky festonte dasmën e djalit në oborr, ku ishin vendosur tavolinat e gëzimit.
Sipas hetimit, 20-vjeçari në gëzim e sipër, ka shkuar në makinën e Jak Jakut dhe pa dijeninë e tij, i ka marrë armën e gjahut të tipit “Shotgan” të cilën Jaku e mbante me leje dhe ka hapur zjarr “për të kulmuar” festën.