Vrasja e berberit Shullani, burg përjetë për Petrit Lazajn
U “ngeli” berberi në dorë. një “burgim i përjetshëm” dhe 9 vjet burg kanë qenë masat e dënimit që prokuroria u kërkoi dje togave të zeza në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës. Dy të pandehurit, Petrit Lazaj e Albana Zenelaj, akuzohen për vrasjen e shtetasit Gëzim Shullani, ngjarje e ndodhur disa muaj më parë, pranë ish-ambasadës jugosllave. Gjatë seancës së djeshme prokuroria paraqiti konkluzionet përfundimtare të hetimit për të pandehurit e kësaj çështjeje, Petrit Lazaj dhe Albana Zenelaj, përkatësisht 38 dhe 37 vjeç. Përfaqësuesi i prokurorisë së Tiranës kërkoi shpalljen fajtor dhe dënimin me “burg përjetë” për të pandehurin Lazaj, si autor i krimit, ndërsa për bashkëpunëtoren e tij, Zenelaj, kërkoi dënimin me 9 vjet burg. Në seancën e radhës pritet të dëgjohen pretendimet e palës mbrojtëse dhe më pas trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Fehmi Petku do të shpallë vendimin përfundimtar për dy të pandehurit e këtij procesi. Petrit Lazaj dhe Albana Zenelaj u arrestuan disa muaj më parë si autorë të vrasjes me sende të forta, për qëllime grabitjeje, të shtetasit Gëzim Shullani.
Akuza
E pandehura Zenelaj, sipas akuzës, ishte prostitutë dhe klientët ia siguronte i pandehuri tjetër, Petrit Lazaj. Dy të pandehurit në bashkëpunim kanë njohur berberin nga Durrësi, të cilin e kanë sjellë deri në ambientet pas ish-ambasadës jugosllave. Por, sipas burimeve nga akuza, Gëzim Shullani, viktima 57-vjeçar nga Durrësi, ka mbetur viktimë në këtë ngjarje, pasi ka kundërshtuar dy bashkëpunëtorët. Skema është zbuluar pas një sërë hetimesh të sektorit të krimeve të vjetra në policinë e kryeqytetit, që më pas ka identifikuar dhe dy autorët e dyshuar. Po sipas akuzës, viktima Gëzim Shullani ka zgjedhur të qëndrojë disa orë me 37-vjeçaren Albana Zenelaj, por pas takimit ka gjetur vdekjen. Albana Zenelaj luante rolin e prostitutës, ndërsa miku i saj, Petrit Lazaj, siguronte klientët, të cilët më pas grabiteshin. Sipas hetimeve, dy bashkëpunëtorët kryenin aktivitetin në afërsi të ish-ambasadës jugosllave, në një ndërtesë të braktisur. Pasi e kanë grabitur dhe plaçkitur viktimën, duke i marrë sendet personale dhe shumën e parave prej 4 mijë lekësh, e kanë qëlluar me mjete të forta në kokë, duke e lënë të vdekur. Trupi i pajetë i Gëzim Shullanit është gjetur pas ish-ambasadës jugosllave mëngjesin e 3 marsit të këtij viti nga një kalimtar. Më pas u mësua se Petrit Lazaj ishte person i shpallur në kërkim nga Gjykata e Beratit, e cila, me vendim të datës 14 dhjetor 2007, e kishte dënuar në mungesë me 6 muaj burg për veprën penale të vjedhjes me armë.
Ngjarja
Ngjarja për të cilën akuzohet Zenelaj ka ndodhur mbrëmjen e 2 marsit të vitit 2008, ndërkohë që trupi i pajetë u konstatua një ditë më pas nga kalimtarë të rastit. Pas një telefonate, policia mbërriti në afërsi të ish-ambasadës jugosllave dhe gjeti atje trupin e pajetë të një burri rreth të 55-tave. Më pas u mësua se kufoma i përkiste Gëzim Shullanit, 57 vjeç nga qyteti i Durrësit. Sipas uniformave blu viktima ishte goditur në kokë më mjete të forta, çka i kishte shkaktuar edhe vdekjen. Në lidhje me këtë ngjarje hipotezat e para ishin për një vdekje të shkaktuar nga ndonjë përplasje. Ndërkohë, pas kërkimeve të mëtejshme burime të policisë së Tiranës thanë se hetimet ishin përqendruar për të zbuluar një vrasje të mundshme. Nisur nga një dyshim i tillë, efektivat policore nisën të kontaktojnë me familjarët e viktimës për ndonjë konflikt të mundshëm për të ndihmuar në zbardhjen e ngjarjes, derisa arritën në identifikimin e dy autorëve të dyshuar, prostitutës Albana Zenelaj dhe tutorit të saj, Petrit Lazaj.