Pushkashi, ylli që dashuronte minjtë
Bledar Kuka
Shumica e shqiptarëve që kanë qenë të rinj në vitet 50-të apo 60-të do ta kuptonin shumë mirë Ferenc Pushkashin nëse do të rrëfenin mes tyre historitë e viteve të hershme të jetës. Lindur më 1927, ai i shpëtoi tmerreve të Luftës së Dytë Botërore për t’u bërë më i madhi futbollist i brezit të tij, ndonëse në Madrid të thonë se Alfredo Di Stefano ishte më i madh.
Familja e tij nuk ishte e pasur, madje kishte një shtëpi të vogël me një dhomë dhe një kuzhinë ku rreth saj kishte fusha me rërë. Aty Ferenci luante futboll pa fund. Motra e tij, Eva, tregon se jeta për të ishte vetëm futbolli, shpesh lexime dhe filma me të njëjtat histori amerikane të far uestit dhe me indianë. Por ai ishte një djalë i mbledhur, kur përfundonte ndeshjet vinte në shtëpi. Madje kishte një shpirt të vërtetë prej qytetari, me dashur për kafshët. Një ditë gjeti një mi në rrugë, e solli në shtëpi, e futi në kafaz, e lau dhe e ushqeu. Një ditë miu u arratis e nuk u gjet më, ndërsa Ferenci mori gjithë ushqimet e shtëpisë për ta ndjellë që të kthehej. Shpërblimi ishte një “dajak” nga mamaja.
Ai e donte aq shumë futbollin saqë harronte që pasdite kishte ndeshje me të rinjtë e Kishpeshtit dhe luante edhe paradite apo në drekë, pa dallim. Babai i tij, që ishte trajner tek Kishpesht Honvedi, i bërtiste që nga ballkoni që të mos lodhej aq shumë se i duhej pasdite. “Ne kishim një fëmijëri shumë të bukur”, - shprehet Eva Pushkash.
Ndoshta ky është sekreti. Një fëmijëri e rregullt, një jetë e thjeshtë pa teprime, një pasion dhe dashuri pa fund për futbollin, një qytet pa ndryshime dramatike (siç është Tirana jonë e shkretë sot e kësaj dite), fusha të thjeshta rreth e qark shtëpisë dhe, shumë mirë do të ishte, edhe një familje sportive.
Vëllai i yllit tjetër hungarez Jozhef Bozhik, Laslo, tregon se “në kohën e luftës, Ferenci nuk e kishte problem të udhëtonte me orë të tëra në tren vetëm e vetëm që të luante një ndeshje futbolli”. Babai tij ishte një futbollist gjysmëprofesionist dhe dritarja e dhomës së vetme të shtëpisë së tij binte nga fusha e futbollit të Kishpeshtit. E ku mund të shkonte ai tjetër.
E Shtune, 11 Tetor 2008