Fundjava temperatura më të ulëta
Dimri do të sjellë ditë edhe më të ftohta në fundjavë. Temperaturat pritet të ulen me disa gradë. Sipas meteorologëve, krahas temperaturave nën zero në disa zona malore, rreshjet do të jenë shoqëruese të ditëve në vijim. Madje 70% e teritorit do të përfshihet nga rreshje në formë dëbore. Asgjë nuk është e pazakontë, ditët shumë të ftohta dhe me rreshje do të jenë shoqëruese deri në ditët e fundit të vitit 2009.