E Diel, 1 Nëntor 2026

Në treg vetëm kripë me jod

• Në vendin tonë nuk do të qarkullojë më kripë e pajodizuar. Kjo edhe në rastet kur ajo përdoret për kafshët, apo në industrinë ushqimore.Qeveria ka miratuar dje projektligjin për jodizimin universal të kripës në Shqipëri. "Ky draft është rregullator që nga importi, prodhimi dhe deri tek konsumatori, duke realizuar që njeriu në mënyrë të drejtpërdrejtë, por edhe të tërthortë të konsumojë vetëm kripë të jonizuar", bëri me dije dje Ministria e Shëndetësisë. Sipas këtij dikasteri në projektligj janë përcaktuar edhe sanksione në rastet kur do të evidentohet shitja e kripës së pajodizuar. Aktualisht në vendin tonë 38% e kripës që shitet në treg nuk e përmban elementin e rëndësishëm. Këto të dhëna janë publikuar disa ditë më parë nga Instituti i Shëndetit Publik. Ndërkaq sipas mjekëve specialistë, mungesa e jodit në organizëm është një nga shkaktarët kryesorë të çrregullimeve mendore në popullatë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›