E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tabelat e rrugëve, të njëjta në të gjithë vendin

• Materiali, përmasat dhe formati i tabelave për emërtimin e rrugëve, parqeve e shesheve do të jenë të ndryshme nga njëri- tjetri.Qeveria kaloi dje projektvendimin e propozuar nga Ministria e Brendshme "Për përcaktimin e specifikimeve teknike të tabelave emërtuese". Sakaq për prodhimin e tabelave me specifikimet përkatëse kostot financiare do t'i paguajnë njësitë e qeverisjeve vendore, të cilave do t'u përcaktohet zë i posaçëm në buxhet. Por në kuadër të projekti të Bankës Botërore për menaxhimin e tokës është siguruar një financim prej 1 milion dollarësh për prodhimin e tabelave në 10 bashkitë më të mëdha të vendit. Tabelat për emërtimin dhe numërtimin  do të jenë unike në të gjithë territorin e vendit, dhe ç’ka do të thotë se edhe përmasat e tyre nuk do të kenë ndryshim nga një rreth tek tjetri. Në vartësi të numrit të shkronjave do të ndryshojnë vetëm përmasat e tyre, as lloji i shkrimit. "Materiali për emërtimin e një parku, sheshi, bulevardi është mermer-granit, ndërsa për rrugët e rrugicat aliazh alumini. Garancia e tyre jo më pak se 7 vjet", thuhet në vendim. Emërtimet do të kenë formën drejtkëndore, me gjatësi 70 cm gjerësi 30 cm dhe trashësi 10 cm. Në vendimin e miratuar dje Ministria e Brendshme, që ka bërë propozimin ka përcaktuar edhe skicat për secilin format bashkë me përmasat e gjithsecilit. Eshtë përcaktuar gjithashtu edhe mënyra sesi do të prodhohen tabelat, ku kusht kryesor mbetet rezistenca ndaj veprimit të agjentëve atmosferikë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›