Në vazhdim të aktiviteteve, sot paradite, Kryeministri Berisha, ndaloi në Shkodër dhe zhvilloi atje, një takim me qytetarët shkodranë. Midis të tjerave, në fjalën e tij, Kryem
Në vazhdim të aktiviteteve, sot paradite, Kryeministri Berisha, ndaloi në Shkodër dhe zhvilloi atje, një takim me qytetarët shkodranë.
Midis të tjerave, në fjalën e tij, Kryeministri u shpreh:
"Çdo ditë zgjedhore në këtë fushatë elektorale për Shkodrën ka vetëm një sinonim dhe ky sinonim është fitorja. Sot të falenderojmë së bashku zotin për shiun që po bie sepse është një ogur i bardhë. Dua të përshëndes me shumë mirënjohje, me shumë kënaqësi dhe të ndaj me ju gëzimin e fitores shumë të thellë, që koalicioni ka patur në tërë historinë e pluralizmit shqiptar. 18 shkurti është fitrorja juaj në Shkodër, në Gjirokastër, në Tropojë dhe në Kukës, në Sarandë dhe në Peshkopi, në Korce dhe Elbasan, ne Vlore dhe në Fier, fitorja juaj në kryeqytetin e Shqipërisë, është fitorja e madhe shqiptare.
Sot janë orët e fundit që na ndajnë nga fitorja. Ju premtoj se me zotin Lorenc Luka me përkushtim të madh do të garantojmë të gjithë fondet për asfalimin e të gjitha rrugëve dhe rrugicave të këtij qyteti, për modernizimin e të gjitha shkollave të tij, do të inagurojmë fillimin e ndërtimit të urës së Bunës, do të përfundojmë unazën e Shkodrës dhe hyrjen në këtë qytet, Do të inagurojmë autostradën Shkodër-Podogoricë.
Shkodra dhe sistemi i saj arsimor do të jenë nga më modernët, do të ngremë parkun industrial të qytetit, një gjerator i fuqishëm i punësimit të qytetarëve shkodranë. Këtu së shpejti fillon ndarja e tapive të legalizimit. U premtoj qytetarëve që presin të legalizojnë shtëpitë e tyre që qeveria se Bashkia e shkodrës do ta vendosin në krye të procesit të legalizimit, legalizimin ne Shkodër, sikundër garantoj pronarët e këtij qyteti që përparësi jonë më absolute është kthimi dhe kompensimi i pronave të tyre.
Ju ftoj që ditën e diel të bëni çdo përpjekje që asnjë i ri apo e re shkodrane apo asnjë grua apo burrë i moshuar të mos mbetet pa votuar, në këtë qytet që është qyteti i fitores. Ne këtë mënyrë do të votoni për vete, për Shkodrën, për Shqipërinë. Ju ftoj sot pasdite që në orën 5 të festojmë së bashku fitoren e madhe të Tiranës dhe të mbarë Sqghipërisë, në sheshin Skënderbej, fitoren e cila shpejton integrimin e Shqipërisë në Evropë, që garanton rritjen e mëtejshme të pensioneve, rrritjen e rrogave të arsimtarëve të Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë brenda këtij mandati,rritjen e pagave të punonjësve të shëndetsisë, fitore që garanton siguri të plotë në rrugët dhe rrugicat e Shkodrës dhe të komunave të saj, fitore që garanton infrastrukturën moderne për Shkodrën, Shodrën historike, të qytetërimit e të kulturës."