Palombo, portier i tretë i Italisë

Mesfushori i Sampdorias, Angelo Palombo është portieri i ri i tretë i Italisë në Kampionatin botëror 2010, ka bërë të ditur ueb faqja Football Italia të premten.
Pasi portieri i parë i Azzurrëve, Gianluigi Buffon është aktualisht i lënduar, selektori Marcello Lippi tashmë ka marrë masa nëse rastësisht u ndodh diçka edhe dy portierëve të tjerë, Federico Marchetti dhe Morgan de Sanctis. Buffon vuan nga një problem në shpinë që do ta mbajë atë jashtë fushës për së paku dy ndeshje, por ekziston mundësia që ai të humb komplet Botërorin.
Andaj, Lippi ka analizuar futbollistët e tij dhe ka vendosur që Palombo të jetë portier i tretë në rast ‘emergjent’. Palombo, i cili në raste emergjente është paraqitur vetëm si qendërmbrojtës, duket se ishte ‘portieri’ më i mirë nga futbollistët e Italisë. Ndërsa Machetti do të jetë në portë kundër Zelandës së Re në ndeshjen e dytë të Grupit F të dielën.