Tri vjet burg për biletat e vjedhura

Gjyqi special i Kampionatit botëror e ka dënuar një nigerian me tri vjet burg, pasi ai është zënë në posedim të 30 tiketave të vjedhura në Afrikën e Jugut. Kunle Benjamin është ndalur në veturën e tij në qytetin Pretoria, kur policia e vërejti atë duke vozitur në mënyrë të çuditshme.
“I dyshuari ishte duke vepruar në mënyrë të çuditshme, kështu që policia vendosi ta kontrollonte, me ç’rast zbuloi 30 tiketa”, ka deklaruar zëdhënësja e policisë, Sally de Beer. Më shumë se 50 raste gjyqësore janë ngritur, që lidhen me krimet e bëra gjatë periudhës së Botërorit 2010. Benjamin ishte i paaftë t’i tregonte gjyqit se si kishte ardhur deri te posedimi i biletave, thotë policia. FIFA deklaron se biletat e zbuluara u janë shitur dy njerëzve në internet, por adresat e tyre nuk mund të verifikohen.
“Pra, ky është edhe një shembull i efikasitetit të skuadrave që kanë përkushtim, të cilat përballen me dëmet që kanë të bëjnë me Botëror”, ka shtuar zonja De Beer. FIFA i udhëzon adhuruesit që t’i blejnë tiketat vetëm nga personat e autorizuar.