Në vijim të takimeve me qytetarë, Kryministri Berisha u ndal sot në Lushnje, ku zhvilloi një takim të përzemërt me banorët e Lushnjës. Në fjalën e përshëndetëse, Kryemin
Në vijim të takimeve me qytetarë, Kryministri Berisha u ndal sot në Lushnje, ku zhvilloi një takim të përzemërt me banorët e Lushnjës.
Në fjalën e përshëndetëse, Kryeministri Berisha, ndër të tjera u shpreh:
"Së pari dua tju përcjell ju dhe të gjithë qytetarëve të Lushnjes shumë urime të përzemërta. Urimi i parë është i ai i fitores. Sot në këtë shesh ju i faktoni Lushnjes dhe mbarë Shqipërisë se më 18 shkurt se fitorja është e juaja, është e Florian Danit eshtë e qytetarëisë lushnjare, është e të gjithë Lushnjes.
Për të gjithë të rinjtë e të rejat, të gjithë qytetarët e Lushnjës dhe të mbarë Shqipërisë, kjo ditë është dita e festës së dashurisë, e dashurisë si forca më fisnike e njeriut, e qytetarit, e shoqërisë, e njerëzimit, e dashurisë për bashkëshorten, për prindin, për fëmijën. Nuk ka forcë më të madhe se dashuria për të realizuar qëllimet tona fisnike. Këtë ditë të Shën Valentinit, ne njohim fitoren e radhës, të të gjithë atyre që besojnë tek dashuria dhe vlerat e saj, tek familja dhe vlerat e saj të patjetërsueshme, që besojnë tek njëri-tjetri, që besojnë tek Zoti, tek qyteti, tek fshati i tyre, tek vendi i tyre.
Jam sot këtu për tu zotuar para të gjithëve ju, se do të mbështes zotin Florian Dani në cdo projekt të tij për ti ndryshuar jetën e qytetarëve të Lushnjes, dhe gjithashtu do të mbështes kryetarët e komunave të Divjakës dhe të bashkive të tjera, në të gjitha projektet për të ndryshuar jetën, për të krijuar kushtet, infrastrukturën shkollat, furnizimin me ujë jetën ,kulturore, shërbimin shëndetsor dhe cdo gje që ka lidhje me jetën tuaj.
Vij sot këtu, për të ndërrmarrë angazhime dhe për ti shndërruar ato në realitet, kam ardhur këtu 17 muaj më parë dhe ju kam premtuar luftën me tolerancë zero, kundër krimit të organizuar, e zhvilluam këtë luftë dhe çliruam Tiranën, Lushnjen, Durrësin, Tropojën, Beratin dhe shumë qytete të tjera në të gjithë Shqipërinë, nga bandat dhe krimi. Kam premtuar këtu se me politikën e duarve të pastra do të bejme luftë të pamëshirshme me tolerancë zero korrupsionit.
Ne ia dolëm që me këtë luftë të shpëtojmë nga kthetrat e korrupsionit 600 milionë euro me të cilat ne rritëm pensionet më shumë se në 15 vitet e fundit, vendosëm pensionin minimal 100 mijë lekë në qytet dhe 50 mijë lekë në fshat, rritëm 20 % mbështetjen për invalidët, rritëm 23 % rrogat e arsimtarëve, 25 % rrogat e infermierëve.
Unë ju garantoj ju se çdo votë për Florian Danin, për PD është votë për rritjen e pensioneve tuaja, për rritjen e rrogave tuaja, është votë për mbështetjen tuaj të madhe. Me keto para ne hapem dyert e universiteteve, themeluam universitetin Aleksandër Moisiu, hapam degen ekonomike në Sarandë dhe së shpejti universiteti i Myzeqesë do të hapë dyert në Lushnje.
Ne do te investojmë shumë për fëmijët tanë sepse ky është investimi më i madh që ne mund të bëjmë. Ky është investimi më i ndritur që ne mund të bëjmë për të ardhmen tonë. Ne ju informojmë se gjatë këtij 4 vjecari, investime dhe shpenzimet për arsimin do të mbidyfishohen. Ne do të investojmë një sistem shkollash moderne dhe konvikte moderne që çdo fëmijë që mbaron shkollën 9 vjecare, të mundet të vazhdojë shkollën e mesme, që cdo i ri që mbaron shkollën e mesme të mund të ndjekë universiettin. Shqipëria në shkollë është motoja jonë
Me paratë e tjera që morëm nga lufta kundër korrupsionit ne ia dolëm të përgjysmojmë taksat për biznesin e vogël, ulëm 32 % sigurimet shoqërore, 33 % çmimin e energjisë elektrike dhe uljen e taksave të tjera. Të gjitha këto i kemi bërë me një qëllim, që biznesmenëve tu mbeten më shumë para në llogaritë e tyre, në mënyrë që të zgjerojnë bizneset e tyre dhe të punësojnë sa më shumë qytetarët e Lushnjës dhe qytetarët shqiptarë.
Ne jemi të vendosur ta shndërrojmë Shqipërinë në vendin më terheqës për investimet e huaja dhe ato vendase. Me paratë tuaja Ne kemi kontratuar më shumë rrugë, autostrada, ura, porte se në 50 vite të marra së bashku.
Sot paradite preva shiritin e autostrades Vlorë-Fier, ndërsa në qershor do të presim shiritin e by-passit të Fierit. Qytetratë nga Vlora, Kukës, Morinë, Prishtinë do të qarkullojnë në autostrada moderne.
Dua të zotohem sërish para jush se në 3-4 vitet e ardhshme do të ndërtohen vepra të mëdha publike në rrugët e Shqipërisë, me vlerë prej 1.4 miliard euro. Nëse sot fillon projekti i 6000 km rrugë dytësore dhe rurale në qytete, myzeqeja do të jetë përfituesi i parë i këtij projekti, por asgjë nga këto nuk do të na shpërqëndrojnë, nuk do të na i heqë sytë nga hallet tuaja, nga problemet e pensionistëve tanë, nga problemet e grave shqiptare. Ju jeni dhe do të mbeteni në qendër të të gjithë përpjekjeve tona për të shndërruar cdo qindarkë në mirësi për ju, për ti shndërruar ato në rroga, pensione, shkolla, rrugë, parqe të gjelbëruara, në tregje moderne për fermerët, etj
Dua të theksoj se mbi 1 miliard do të jenë investimet që do të bëhen gjatë këtij katërvjecari në energji. Dhjetra hidrocentrale te vogla dhe të mesme do të nisin punimet deri në fund të këtij viti. Disa termocentrale do të nisin ndërtimin nga Vlora, në Porto-Romano dhe Shëngjin
U jap fjalën se shumë shpejt do të vijë dita se as thatësira dhe as agjë tjetër nuk do tu lene ju pa energji elektrike.
Qytetarë të Lushnjës, Florian Dani përfaqeson koalicionin me të madh të partive politike Përballë tij është kandidati i koalacionit të copëtuar. Ju e shikoni Edvin Ramen se si e shformoi PS-në si askush në historine e saj. E gjithe fushata e tyre u shndërrua në një betejë të egër dhe të pamëshirshme. Të duket se kandidatët e së majtës janë vetëm kandidatët e Ramës së madh dhe Ramës së vogël.
Në 18 shkurt le të marrim të gjithë pjesë në votime dhe mbi të gjitha të votojmë me dinjitet të gjithë qytetarët e Lushnjes dhe të Shqipërisë. Të respektojnë njëri-tjetrin , të respektojnë votën e njeri-tjetrit. 18 shkurti është dita kur secili prej nesh do të dëshmojë vlerat tona qytetare, duke votuar të lirë.