Në vijim të vizitës së tij të sotme në Berat, Kryeministri Fatos Nano ka përuruar edhe disa objekte të reja publike të këtij qyteti. I shoqëruar nga Ministri i Arsimit dhe Shkences, Luan
Në vijim të vizitës së tij të sotme në Berat, Kryeministri Fatos Nano ka përuruar edhe disa objekte të reja publike të këtij qyteti.
I shoqëruar nga Ministri i Arsimit dhe Shkences, Luan Memushi, nga deputetet e zonave si dhe nga autoritetet më të larta te pushtetit vendor të Beratit, Kryeministri Fatos Nano është ndalur në Kopështin e fëmijëve "Kostandin Leka", ku ju be një pritje entuziazte dhe tepër e ngrohë nga fëmijët, edukatoret, drejtoresha e kopeshtit si dhe nga prindër te fëmijëve e banorët përrreth. Një grup vogëlushësh të këtij kopështi përshëndetën mirëseardhjen e Kryeministrit.
Përmes një atmosfere festive Kryeministri preu shiritin e inaugurimit te ketij kopështi kopështi publik i cili është ndërtuar krejtësisht me financime të buxhetit të shtetit. Për ndërtimin e tij janë investuar 20.5 milion lekë. Kopështin e frekuentojnë 130 fëmijë.
Më pas Kryeministri dhe autoritetet që e shoqëronin, i përshëndetur nga banorët e lagjes që kishin mbushur anët e rrugës dhe ballkonet e dritaret e shtëpive, ka inauguruar Rrugën "Kala". Rehabilitimi i kësaj rruge është bërë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe ka kushtuar 19.5 milion lekë.
Kryeministri gjithashtu ka inauguruar sot edhe lulishten perpara bibliotekës së qytetit të Beratit. Kjo lulishte e bukur u shpreh Kryeministri është e denjë për t'u vendosur në cdo shesh të Tiranës apo qyteteve të tjera evropiane. Ndertimi i saj ka kushtuar 8.2 milionë lekë ku 50 përqind është investim i qeverisë Gjermane dhe 50 përqind i bashkisë së Beratit.