Kryeministri Fatos Nano ndodhet sot për vizitë në qytetet e Lushnjës dhe Beratit ku do te marre pjesë në një sërë veprimtarish. Kryeministri Nano do te marrë pjesë në inaugurimin e dis
Kryeministri Fatos Nano ndodhet sot për vizitë në qytetet e Lushnjës dhe Beratit ku do te marre pjesë në një sërë veprimtarish.
Kryeministri Nano do te marrë pjesë në inaugurimin e disa objekteve; si Tregu Bujqesor i qytetit të Lushnjës, do te vizitojë Fabrikën e Prodhimit të Veshjeve në Velabisht te Beratit ku do të zhvillojë edhe një trakim me biznesmenë të qytetit të Beratit, do te inaugurojë Kopështin "Kostandin Leka", Rrugen "Kala'' si dhe lulishten përpara bibliotekës së qytetit.
Gjithashtu Kryeministri dhe Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Fatos Nano do të marrë pjesë në shpërndarjen e teserave për anëtarët e rinj të PSSH si dhe do të zhvillojë një takim me aktvin e Partisë Socialiste të degës së Beratit.
Ne këto vizita do të shoqërohet nga ministra dhe deputetë të këtyre rretheve, nga autoritetet e pushtetit vendor etj.