E Diel, 1 Nëntor 2026

Në vijimësi të takimeve të kortezisë me përfaqësuesit e trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, sot Zëvëndës Kryeministri dhe Ministri i Shtetit për Integrimin Europian, Znj. Meksi pr

Në vijimësi të takimeve të kortezisë me përfaqësuesit e trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, sot Zëvëndës Kryeministri dhe Ministri i Shtetit për Integrimin Europian, Znj. Meksi priti Ambasadorin e SH.B.A. në Shqipëri, Z. Jeffrey.

Z. Jeffrye shprehu urimet e Washingtonit për emërimin e znj. Meksi në këto funksione, duke vlerësuar këtë si shenjë pozitive për vazhdimësinë e marrëdhenieve midis dy shteteve tona, bazuar dhe në eksperiencën shumedimensionale të saj personalisht..
Qeveria amerikane vlerëson përpjekjet e qeverisë shqiptare për ecurinë e reformave të ndërmarra dhe në këtë kontest, do te vazhdojë këtë mbështetjen e saj sepse SH.B.A. beson se integrimi i plotë i Shqipërisë do të ndihmojnë jo vetëm në zhvillimet politike, demokratike, ekonomike, po në vecanti dhe për paqen dhe stabilitetin në rajon. "Anëtarësimin në BE dhe NATO përbëjnë dy procese parale dhe në funksion te plotë të integrimit te Shqipërisë, të cilat duhet të shihen të pandara" theksoi ndër të tjera z. Jeffrey.

Znj. Meksi vlerësoi se proçesi i integrimit europian gëzon mbështetjen e plotë të gjithë spektrit politik shqiptar dhe të mazhorancës qeverisëse shqiptare, mbështetjë e cila përbën një motivacion më shumë në drejtim të përkushtimit të plotë për këtë sfidë progresiste. Integrimi europian kërkon reforma te thella si pjesë e rëndësishme e integrimit të plotë Euro-Atlantik të Shqipërisë, dhe në këtë kuader, ne e vlerësojmë maksimalisht mbështetjen e qeverisë amerikane duke e konsideruar ketë një komponet komplementar i këtij procesi ambicioz.

Z. Jeffrey risiguroi znj. Meksi për vazhdimësinë e mbështetjes së qeverisë amerikane në integrimin Euro-Atlantik të Shqipërisë si dhe në implemetimin e të gjithë paketës se reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare. Në kuadër të kësaj mbështetjeje, z. Jeffrey premtoi intensifikimin e asistencës teknike duke e fokusuar bashkëveprimin në zhvillimin e sektorit privat, mbështetjen e shoqërisë civile, progresin për ecurine e korridorit VIII si dhe aspekte të tjëra të zhvillimit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›