E Diel, 1 Nëntor 2026

Zevendes-kryeministrja dhe ministrja e Integrimit znj.Ermelinda Meksi merr mesazhe urimi nga Britania e Madhe Ditet e fundit zv.kryeministrja dhe njekohesisht ministre e Integrimit, znj.Erme

Zevendes-kryeministrja dhe ministrja e Integrimit znj.Ermelinda Meksi merr mesazhe urimi nga Britania e Madhe

Ditet e fundit zv.kryeministrja dhe njekohesisht ministre e Integrimit, znj.Ermelinda Meksi ka marre nje sere urimesh nga zyrtare te larte te vendeve te Bashkimit Evropian.

Ne letren e Tij, z. Denis Macshane, Minister per Evropen ne Zyren e Jashtme shpreh urimet dhe konsideratat e tij per zgjedhjen e znj.Meksi ne detyren e zevendeskryeministrit dhe ministrit te Puneve te Jashtme duke e garantuar me mbeshtetjen totale te Britanise se Madhe ne procesin e integrimit evropian.

"Shqiperia ka bere hapa sinjifikative ne rrugen e saj drejt integrimit ne Bashkimin Evropian dhe portofoli juaj eshte kryesor ne kete proces pasi mendoj se Marreveshja e Stabilizim-Asociimit dhe negociatat mes Shqiperise dhe Bashkimit Evropian do jene ne qender te axhendes tuaj", shkruan ne letren e tij z.Macshane.
**********
Komisioni Evropian pershendet emerimin e znj.Ermelinda Meksi si zv.Kryeministre dhe Ministre per Integrimin

Po ashtu, ditet e fundit zv.Kryeministrja dhe Ministrja e Integrimit znj.Ermelinda Meksi ka marre mesazhet e urimit per zgjedhjen e saj nga Drejtoria e Pergjithshme e Marredhenieve me Jashte e Komisionit Evropian. Ne letren e Komisionit shkruhet: Komisioni Evropian do te kete nje bashkepunim te ngushte dhe konstruktiv me Ju ne detyren e zv.Kryeministrit dhe Ministrit te Integrimit. KE mbeshtet angazhimin e pales shqiptare ne realizimin e angazhimeve konkrete pas raundit te fundit te negociatave te marreveshjes se Stabilizim-Asociimit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›