“Në zyrën e Ramushit, kur mori akuzën e Hagës”

10/03/2005 Flet për "Metropol" njëri prej zyrtarëve që ishte i pranishëm. Ǵpërmban akuza dhe çfarë këkroi Haradinaj nga UNMIK
"Kryeministri i Kosovës nuk u trondit por ftoi për një çaj me Rosin"
Haradinaj e ka pritur në zyrën e tij letrën e Gjykatës së Hagës në praninë e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, së bashku me këshilltarin politik të Dacit, Ramush Tahiri. Ardian Gjini, këshilltar i lartë i Kryeministrit Haradinaj, një nga të pranishmit në këtë moment tha për gazetën "Metropol" se Haradinaj ishte njohur që më parë me akuzën dhe se ishte në pritje të zëvëndësadministratorit të Kosovës, Rosin, për marrjen zyrtare të saj. Gjini thotë se ai ishte i qetë gjatë gjithë kohës dhe se ardhja e Rosit në zyrë së bashku më një prej këshilltarëve të UNMIK-ut, nuk ka shkaktuar asnjë ndryshim te gjendja emocionale e Kryeministrit.
Ndërsa Rosin mbante në dorë zarfin, ku ishte aktakuza, i ka shprehur Haradinajt keqardhjen e tij të thellë për momentin që i duhej të kalonte, duke e cilësuar atë si më i keqi i karrierës së tij. Zyrtari kosovar, që foli me "Metropol", tha se Rosin i dridheshin duart nga emocionet, ndërsa Haradinaj e ka ftuar atë të pinte një çaj. Ai ka konfirmuar dorëheqjen e tij, si dhe faktin se do të nisej nesër për në Hagë. Nuk ka vënë asnjë kusht, përveçse ka kërkuar nga UNMIK të marrë edhe gruan e tij me vete, pasi posedonte vizën shengen si dhe numri i njerëzve në aeroportin e Prishtinës të ishte sa më i vogël. Pas largimit të Rosin, Haradinaj i është drejtuar Dacit me fjalët se për Kosovën jam gati të bëj çdo sakrificë, ndërsa ky i fundit e ka përshëndetur qetësinë, kthjelltësinë dhe trimërinë e Kryeministrit, duke e siguruar atë për mbështetjen e institucioneve të Kosovës edhe gjatë gjyqit të tij e më pas.
Një gjysmë ore më pas, Haradinaj ka dalë para gazetarëve për të deklaruar dorëheqjen dhe vajtjen e tij në Hagë vullnetarisht.
Akuza në katër faqe
Akuza ndaj Ramush Haradinjat përmban vetëm katër faqe në versionin që ka arritur në Prishtinë dhe fillimisht te kryeadministratori i Kosovës, Petersen. Teksti nuk ka ndonjë çështje konkrete, por vetëm referenca teknike ndaj ligjeve që administrojnë Gjykatën e Hagës dhe Krimet e Luftës. Akuza konkrete ndaj Haradinajt duket se i është komunikuar në Hagë, sapo ai ka mbërritur atje dhe është vendosur në dhomat e sigurisë. Gjyqtar në procesin ndaj Haradinajt do të jetë Ian Bonomy, ndërsa prokurorë janë Karla Del Ponte, Derma Grum dhe Maria Turma.
Nisin bisedimet për qeverinë e re
Burime pranë zyrave të rëndësishme të politikës kosovare flasin se zëvendësimi i Haradinajt do të kalojë pa probleme, nëse faktorët ndërkombëtarë me ndikim në Kosovë do të ishin dakord me këtë formulë. Por duket se për hir të ruajtjes së stabilitetit dhe qetësisë, ndërkombëtarët po studiojnë një qeveri të re koalicioni të së njëjtës formë që ka qenë para zgjedhjeve të këtij viti. Pra, në qeveri do të jenë edhe dy partitë e opozitës, PDK e Thaçit dhe Ora e Surroit. Kjo mund të hasë probleme në segmente të ndryshme të institucioneve të Kosovës, pasi është e mundur që ndërkomëbtarët ose një pjesë prej tyre të indikojnë në postin e kryeministrit Hashim Thaçin, i cili njihet si një kandidaturë që mund të kontestohet për këtë post nga Presidenti Ibrahim Rugova.
Qeveria e Kosovës mbledhje të jashtëzakonshme
Qeveria e Kosovës në një mbledhje të jashtëzakonshëm vlerësoi se situata e sigurisë është e qetë dhe e stabilizuar dhe nuk ka elemente që ajo të destabilizohet. Në takim qeveria ka diskutuar për ofrimin e ndihmës për Haradinaj, që ai të ketë mbrojtje juridike sa më të mirë, por njëherësh qeveria do të ofrojë garancione që ai të mbrohet në liri. Gjithashtu, qeveria ka konstatuar dorëheqjen e ministrit të Punës, Ahmet Isufi, si dhe ka diskutuar për shtyrjen e takimit në Beograd, lidhur me problemin e personave të humbur, duke vlerësuar se nuk është moment i përshtatshëm për një takim të tillë. Kryeministrit i përkohshëm, Adem Salihaj, lidhur me protestën e mbrëmshme të studentëve në Prishtinë dhe atë në Deçan, tha se ato kanë qenë të qeta dhe dinjitoze. Salihaj tha se sjelljet e qytetarëve janë shumë të përgjegjshme dhe në përputhje me përgjegjësitë që krijohen në rrethana të caktuara. Kësaj situate, shtoi ai, padyshim i ka kontribuar edhe akti madhor dhe qëndrimi shumë dinjitoz i Ramush Haradinajt, i cili menjëherë ka ofruar dorëheqje dhe ka shkuar në Hagë, që dëshmon se ai është i përkushtuar për çështjen e Kosovës dhe për procesin e pavarësisë, duke çmuar shumë këtë akt të përgegjësisë tij për atë që ka bërë dhe po bën për çështjen e pavarësisë së Kosovës.
Protesta të qeta në Pejë e në Deçan
Në orët e paradites, në dy qytetet e rrethit të Dukagjinit, në Pejë e në Deçan, pati protesta të qeta, në të cilat morën pjesë qindra e mijëra qytetarë. Protestat kaluan pa asnjë aksident.