Strategji investimi per komunikimin elektronik
Pas bashkepunimeve strategjike te arritura nga Bashkia Kamez per realizimin e investimeve ne fushat e ujesjelles-kanalizimeve energjise dhe telekomit ne vitin 2010 nje tjeter bashkepunim do te realizohet se shpejti per investim te rrjetit te komunikacionit elektronik ne te gjithe territorin e Bashkise Kamez. Kjo ishte dhe tema kryesore e bashkebisedimeve te zhvilluara midis kryebashkiakut te Kamzes z. Xhelal Mziu dhe drejtorit te deges se bankes amerikane Bedminster Capital Manaxhment LLC ne Evrope me qender ne Vjene dhe si menaxher i fondeve ne Njesine per Evropen Juglindore z. Andrei C. Krikliwy si edhe z. Genti Daci menaxher i Pergjithshem i Kompanise Abcom ne Shqiperi. Partneret ne bashkebisedim shkembyen informacione lidhur me hapat qe secila pale duhet te ndermarre ne arritjen e marreveshjes per zbatimin e masterplanit qe do te ofroje kompania zbatuese per shtrirjen e rrjetit kabllor ne te gjithe territorin e Kamzes per te bere te mundur plotesimin e nevojave te komunitetit dhe institucioneve ne rritje ne kete bashki per shperndarjen e internetit te transmetimeve dixhitale etj. bazuar ne standardet e nje teknologjie te fjales se fundit. Si nga informacioni prezantues i dhene nga kryetari i bashkise por edhe nga vizita e perfaqesuesve per realizimin e ketij projekti madhor ne mjedisin e bashkise ne vecanti ne qendren e sherbimeve One Stop Shop perfaqesuesi amerikan u shpreh se ishte i befasuar nga ndryshimet e Kamzes dhe per nje qender te tille sherbimesh qe nuk e kishte pare deri tani ne asnje vend tjeter ku ai ka punuar. Ne fund u arrit ne konkluzionin per te filluar sa me shpejt hapat e tjere ne realizimin e ketij investimi teper te rendesishem per te ardhmen e qytetit te Kamzes.