E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neglizhenca e mjekëve grekë i kushtoi jetën 21-vjçarit

Pak ditë më parë një emigrant 21-vjeçar mbeti viktimë e neglizhencës së mjekëve grekë. Sipas mediave greke një 21- vjeçar shqiptar humbi jetën pasi mjekët gabuan në diagnostikimin e sëmundjes së tij. Asllan Nela, jetonte ne ishullin grek të Hios dhe ishte futbollist me skuadrën "Farkainas". Prej disa kohësh 21-vjeçari Nela ishte ankuar për dhimbje në kraharor, dhe për këtë gjë ai iu nënshtrua analizave. Mjeket e spitalit te Hios përcaktuan se Nela vuante nga "Perikarditia". Kjo është një sëmundje zemre e shkaktuar nga krijimi i lëngjeve të tepërta rreth zemrash, dhe shkakton probleme në funksionimin e zëmrës. Por kjo konsiderohet si një sëmundje që kurohet shumë thjesht nëse diagnostikohet se çfarë është. Për të kuruar sëmundjen 21- vjeçari nga Shqipëria u nis drejt spitalit të Athinës ku mund të merrte edhe një trajtim më të specializuar. Pas analizave që iu kryen në spitalin "People's Hospital" në Athinë, doktorët u shprehën se Nela vuante nga apandesiti akut dhe jo nga sëmundja e zemrës, sikurse ishte përcaktuar më parë. Por diagnoza e saktë u përcaktua tepër vonë për të riun, gjë e cila i kushtoi atij jetën. Nela gjeti vdekjen si pasojë e diagnostikimit të gabuar dhe mos kurimit në kohë të sëmundjes së apandesitit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›