Drejt shkrirjes zyra e pasaportave
17/04/2009 Fier, rrezikojnë punën punonjësit
FIER- Zyrat e prodhimit të pasaportave në Drejtorinë e Policisë së qarkut Fier janë drejt shkrirjes. Ato mund të jenë në funksion deri në fund të muajit qershor të këtij viti. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë së qarkut Fier, por edhe nga punonjës të këtyre zyrave. Gjithsej në këto zyra janë të punësuar nëntë persona, të cilët kanë kryer edhe trajnime e kurse kualifikimi të ndryshme. Sipas burimeve zyrtare të Drejtorisë së Policisë qarkut Fier, mësohet se faturimi dhe prodhimi i pasaportave biometrike pas vendimit të nxjerrë nga Qeveria nxjerr jashtë funksionit zyrat e faturimit dhe prodhimit të pasaportave dhjetëvjeçare në komisariate e drejtori qarku policie. “Mund të sistemohemi me ndonjë vend pune tjetër brenda Drejtorisë së Policisë qarkut ose mund të përfundojmë edhe në rrugë si të pa punë”, thonë punonjësit dhe burime zyrtare të policisë Fier.