E Shtunë, 31 Tetor 2026

Torturat, Obama nxjerr dokumentet e Bush

Presidenti i SHBA publikon dokumente nga epoka e ish-kreut amerikan. Berja publike e dokumenteve nga koha e administrates Bush tregon dhe nje here se Obama ne menyre te hapur do te ndryshoje disa nga politikat me kunderthenese te administrates paraprake

Shtetet e Bashkuara nuk do te perdorin teknika qe cilesohen si torture nga grupet e te drejtave te njeriut. Kjo ka qene nje nder perparesite e presidentit Barack Obama ne muajt e pare te presidences. Ne kete kuader, Obama lejoi berjen publike te disa dokumenteve, permes te cilave administrata Bush lejonte perdorimin e teknikave te ashpra ne marrjen ne pyetje te te dyshuarve per terrorizem.

Ky hap i Obamas nenvizon vendosmerine e tij per t'u shkeputur nga ajo qe perfaqesojne keto dokumente. "Kemi kaluar ne nje kohe te erret dhe te dhimbshme te historise sone. Por, ne kohe sfidash te medha dhe te nje mungese shqetesuese uniteti, nuk fitohet asgje duke harxhuar energji dhe kohe per te fajesuar te shkuaren", thuhet ne deklaraten shoqeruese nga Shtepia e Bardhe, me rastin e berjes publike te kater dokumenteve.

Keto te fundit jane vleresime ligjore, pergatitur nga administrata Bush, per te justifikuar dhe rekomanduar perdorimin e teknikave te ashpra ndaj terroristeve te dyshuar.

Ne mesin e teknikave qe jane lejuar, perfshihet dhe zhytja ne uje apo lenia pa gjume e te dyshuarve. Perdorimi i teknikave te tilla, sipas presidentit aktual amerikan, "zhvlereson autoritetin tone moral dhe nuk na ben me te sigurt".

Por, Obama ka shtuar se agjentet e CIA-s qe praktikuan metoda te tilla, nuk do te ndeshkohen. Njeheresh, administrata aktuale nuk u deklarua nese do te perjashtoheshin nga ndeshkimi dhe agjentet e CIA-s qe i tejkaluan rekomandimet e administrates Bush.

Berja publike e dokumenteve ne fjale ka nxitur si vleresime pozitive, ashtu dhe negative ne Shtetet e Bashkuara. Xhamel Xhafer, nje nga avokatet e Unionit Amerikan per te Drejta Civile, tha se "dokumente te tilla nuk duhet te ishin shkruar kurre, por jemi te kenaqur qe ato jane bere publike".

Nje tjeter grup, qe merret me mbrojtjen e te drejtave te njeriut, Amnesty International, ka fajesuar Obaman qe nuk ka lejuar ndeshkimin e atyre qe praktikuan metoda te tilla.

"Departamenti i Drejtesise duket se u ofroi rrugen per te qendruar jashte burgut, ne liri, individeve te perfshire ne akte torture", thuhet ne deklaraten e Larry Cox, drejtor ekzekutiv i Amnesty International. Ne mesin e kritikeve te Obamas ishte dhe Human Rights Watch.

"Presidenti Obama tha se nuk fitohet asgje duke fajesuar te shkuaren. Por, ky nuk eshte nje pozicion qe mbahet ne demokracite funksionale. Llogaridhenia eshte nje nevoje absolute ne demokraci. Eshte gjithashtu e nevojshme qe te rregullohet reputacioni i Amerikes, qe eshte demtuar ndjeshem gjithe kjo histori. Nje tjeter element i rendesishem eshte qe te sigurohemi se keto krime nuk do te ndodhin serish ne te ardhmen", tha Tom Porteous, drejtor i Human Rights Watch ne Londer.

Kritikat ndaj hapit me te fundit te Obamas nuk kane ardhur vetem nga organizatat e te drejtave te njeriut. Michael Hayden, ish-drejtor i CIA-s ne kohen e administrates Bush, tha se publikimi i dokumenteve do te beje qe oficeret e CIA-s te jene me te terhequr, si dhe do te beje qe agjencite e zbulimit te vendeve te tjera te na shikojne me mosbesim, duke theksuar se Uashingtoni "nuk mund te mbaje sekrete". Berja publike e dokumenteve nga koha e administrates Bush tregon dhe nje here se Obama ne menyre te hapur do te ndryshoje disa nga politikat me kunderthenese te administrates paraprake.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›