E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teuta, "gogol" per shkodranet

Teuta e Durresit shihet si pengesa kryesore e Vllaznise. Kjo e fundit i eliminoi durrsaket nga Kupa e Shqiperise dhe ne sfiden e fazes se trete u perball me nje Teute teper te motivuar, qe i mundi 4-0, ne Durres. Pas humbjes dha doreheqjen trajneri Agim Canaj. Nen drejtimin e trajnerit malazez, Dervish Haxhiosmanovic, Vllaznia eshte paraqitur mire, si brenda, ashtu edhe jashte fushes se saj. Trajneri i Vllaznise, pas barazimit me Tiranen, ne ndeshjen e pare gjysmefinale te kupes, u shpreh se per te fituar titullin kampion, eshte e nevojshme nje fitore ndaj Teutes. "Pavaresisht ecurise se Tiranes, duhet te fitojme ndeshjet e mbetura. Ne Durres kemi nje sfide shume te veshtire, para se te ndeshemi me Tiranen ne fund," - paralajmeroi Haxhiosamnovic. Shkodranet ne rast se hedhin nje hap te gabuar ne Durres dhe nga ana tjeter Tirana fiton ndeshjen derbi, mund te largohen nga pretendimet e kampionatit. Kjo gje ka vene ne levizje ekipin shkodran, qe te mobilohet per te shkarkuar te gjitha baterite, ne "Niko Dovana" te Durresit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›