E Shtunë, 31 Tetor 2026

Negociatat PD-PS ngecin te “Venecia” Qamil Xhani

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kane tentuar dje per here te dyte qe te arrijne nje marreveshje per zgjidhjen e situates politike ne vend. Pasditen e djeshme rreth ores 18:00 dy kreret e grupeve parlamentare, Astrit Patozi dhe Gramoz Ruci jane takuar ne ambientet e Kryesise se Kuvendit. Per rreth nje ore dy drejtuesit e grupeve politike kane negociuar per gjetjen e modaliteteve qe do te bejne te mundur hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit, situate qe mban te ngerthyer politiken shqiptare permbi nje vit. Takimi i dyte mes Patozit dhe Rucit duket se nuk ka sjelle rezultate konkrete. Burime nga dy kampet bejne te ditur se ka pasur nje rikonfirmim te pozicioneve qe jane bere publike dhe me pare. Ne lidhje me ceshtjen kryesore te debatit nje vjecar, ate te kutive te votimit, palet nuk kane arritur te bindin njera tjetren, ku eshte rene dakord per materialet zgjedhore por qe s’kane arriture akordin serish per fletet e votimit dhe me konkretisht se kush nga palet do t’i drejtohet Komisionit te Venecias per mendim. Mungesa e nje qendrimi te perbashket dhe deklaratave pas perfundimit te negociatave te djeshme ka qene dhe shprehje e nje mungese koordinimi ne pikat qe kane sjelle ngercin politik. Fillimisht ka qene kryetari i grupit parlamentar te Partise Demokratike Astrit Patozi, ai qe eshte larguar rreth ores 19:00 nga Kryesia e Kuvendit. Ndersa 30 minuta me pas nga zyrat e Kryesise eshte larguar dhe kryetari i Grupit te Partise Socialiste, Gramoz Ruci. Dy drejtuesit e grupeve politike jane treguar te kujdesshem per te shmangur komentet per mediat, duke mos dhene asnje detaj ne lidhje me ate cfare eshte diskutuar per rreth nje ore. Dy kampet politike, edhe pse nuk e kane vleresuar se takimi ka pasur rezultate konkrete, sic ndodhi me takimit e pare, jane treguar te kujdesshem duke shpresuar se nje marreveshje do te arrihet ne takimin e ardhes. Gjithsesi, burime nga te dy kampet bejne te ditur se mes paleve do te kete takime te tjera. Gjate diteve ne vijim mund te kete dhe nje intensifikim te negociatave per shkak te mbarimit te afateve. Brenda shtate diteve PD dhe PS duhet te gjeje nje marreveshje ne lidhje funksionimin e komisionit hetimor per kutite e votimit. Marreveshja mes PD dhe PS kushtezohet nga perfundimi i sesionit parlamentar dhe afrimi i zgjedhjeve vendore. Gjate dy muajve ne vijim pritet qe kreu i shtetit te shpalle dhe daten e zgjedhjeve vendore. Nderkohe qe ky zhvillim politik duket se i heq aktualitetin ceshtjeve te ngritura nga Partia Socialiste. Dy kryetaret e grupeve parlamentare, Ruci dhe Patozi pas bisedimeve te djeshme jane “terhequr” per t’u konsultuar me kryetaret e partive respektive Rama e Berisha per t’i njohur me nga afer me qendrimin e paleve. Nderkohe qe burime nga dy kampet politike kane deklaruar se takimet mund te vijojne qe diten e sotme deri ne seancen e dates 29 korrik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›