Objektivi ynë, kthimi i Shqipërinë në superfuqi të energjisë së pastër në rajon
Kryeministri Berisha referon para panelit të gjerë të OKB-së në Kopenhagen, mbi Ndryshimet KlimatikeKryeministri Sali Berisha përshëndeti dje Samitin për Ndryshimet Klimatike të zhvilluar në Kopenhagë, Danimarkë. Në fjalën e mbajtur në seancën e këtij Samiti, kryeministri u shpreh se qeveria shqiptare i konsideron ndryshimet klimatike si një prej kërcënimeve më serioze me të cilën përballet planeti ynë dhe një prej çështjeve më komplekse që duhet trajtuar me vendosmëri dhe efikasitet.Kryeministri theksoi se qeveria shqiptare ka integruar në Strategjinë e saj të Zhvillimit Kombëtar parimin e zhvillimit të qëndrueshëm, si dhe nxitjen e teknologjive te gjelbra duke synuar drejt një ekonomie pa karbon. Ndryshimet klimatike përbëjnë një kërcënim serioz për planetin tonë, si dhe një nga çështjet me komplekse që duhet adresuar me vendosmëri e efikasitet. Shqipëria, edhe pse çliron në atmosferë 5 herë më pak gazra, me efekt serre, për fryme të popullsisë, në krahasim me vendet e industrializuara, është një vend që ka filluar të përballet me pasojat që lidhen me ndryshimet korrente të klimës, veçanërisht në zonën e bregdetit të Adriatikut. Shqipëria është e vendosur për të plotësuar detyrimet qe rrjedhin nga UNFCCC dhe Protokolli i Kyotos. Qeveria Shqiptare, ka integruar ne Strategjinë e saj të Zhvillimit Kombëtar parimin e zhvillimit te qëndrueshëm, si dhe nxitjen e teknologjive te gjelbra duke synuar drejt një ekonomie pa karbon. Gjithashtu, në politikat tona të zhvillimit ne po i përmbahemi parimit “Të veprojmë lokalisht dhe të mendojmë globalisht”. Objektivi i qeverisë sime është ta kthejë Shqipërinë në një superfuqi të vogël prodhuese, të energjisë së gjelbër në rajon”, u shpreh kryeministri Berisha, duke shtuar se aktualisht rreth 95 për qind e burimeve dhe konsumit të energjisë së vendit tim vjen nga energjia hidrike. Berisha tha se potencialet hidrike janë shumë të mëdha, por më shumë se 2/3 ngelet për tu shfrytëzuar. Në këtë drejtim, kryeministri nënvizoi projektin e qeverisë për të ndërtuar rreth 440 hidrocentrale me një fuqi totale prej së paku 20 miliardë kilovat/ore. “Janë firmosur kontrata për rreth 130 prej tyre. Kompani nga e gjithë bota punojnë sot në Shqipëri. Kriza financiare ka ngadalësuar flukset financiare drejt tyre, ndaj dhe unë ftoj institucionet financiare të vendeve tuaja, si dhe institucionet ndërkombëtare të ndihmoni këto kompani për të vazhduar punën. Do të jetë shumë fitimprurëse, jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin”, shtoi kryeministri. Një tjetër mundësi për të prodhuar energjinë e pastër, tha kryeministri, është energjia e erës, për të cilën shtoi se deri tani janë licencuar 2000 MW parqe eolike. “Shqipëria është vendi me lartësinë mesatare më të madhe në Evrope dhe ka një bregdet të gjatë, me mbi 400 km. Ka platforma të mëdha ere, dhe ne po përpiqemi të inkurajojmë prodhimin e energjisë së erës. Deri tani janë licencuar mbi 2000 MW parqe eolike, mijëra te tjera janë ne studim e sipër. Janë nënshkruar kontrata prej më shumë se 5 bilion Euro, për projektet për prodhimin e energjisë, të cilat përfshijnë, energjinë hidrike, të erës dhe biomasën. Shpresoj se nga ky samit, institucionet financiare do të inkurajohen për t’i dhënë prioritet financimit të projekteve të tillë. Shqipëria po kalon një revolucion të ri industrial, sepse industria e mëparshme, për shkak të teknologjisë së vjetër, rezultoi në një dështim. Ne mbetemi të përkushtuar drejt së gjelbrës, në këtë epokë të re industrializimi të vendit tim”, deklaroi para të pranishmëve në Kopenhagën të Danimarkës, kryeministri Sali Berisha.Duke iu referuar mbrojtjes së klimës dhe masave të marra nga Shqipëria në këtë aspekt, Berisha vuri në dukje se qeveria është e angazhuar në zhvillimin e programit të pyllëzimit, ndërsa shtoi se aktiviteti ekonomik dhe industrial i vendit po realizohet në bazë të ligjeve dhe standardeve të BE. “Pothuajse dy të tretat e vendit është i mbuluar nga pyje dhe kullota, me biodiversitetin më të lartë në Evropë. Ne mbetemi të përkushtuar në programin e pyllëzimit, të të gjitha zonave të shpyllëzuara gjatë 5 dekadave të fundit, si edhe promovimit të eko-turizmit në këto zona. Si një vend që është në procesin e integrimit në bashkimin Evropian, gjithë zhvillimi industrial dhe aktiviteti ekonomik i vendit po realizohet nën rregulla të rrepta ligjore, miqësore me mjedisin dhe konform normave dhe standardeve të BE-së.Si një vend i prekur nga ndryshimet klimatike, Shqipëria është e interesuar dhe e gatshme, për të kontribuar për zgjidhjen e çështjeve për të cilat kohët e fundit po diskutohet intensivisht në lidhje me ndryshimet klimaterike”, tha kryeministri.Berisha, duke gatishmërinë e qeverisë që drejton në përpjekjet kundër ndryshimit të klimës, iu drejtua të pranishmëve në samit, për gjetjen e zgjidhjeve në reduktimin e emetimeve të gazeve me efekt sere. “Ne besojmë se ky samit duhet t’i gjejë rrugëzgjidhje për kuota të reja reduktimi të emetimeve të gazeve me efekt sere dhe të ofrojë përgjigje për disa nga problemet e evidentuara gjatë zbatimit të protokollit të Kyotos, si: krijimi i një sistemi monitorimi për zbatimin e detyrimeve për reduktim nga vendet anëtare, konsolidimi i një sistemi kontributi financiar dhe transfertash të teknologjisë ekologjikisht të pastër drejt vendeve në zhvillim apo të pazhvilluara. Sërish, dua t’ju siguroj se Shqipëria mbetet e gatshme të kontribuojë në përpjekjet kundër ndryshimit të klimës dhe për të vënë në jetë vendimet e këtij samiti të rëndësishëm”, deklaroi më tej, kryeministri Sali Berisha, gjatë punimeve të samitit mbi ndryshimet klimatike në Kopenhagën të Danimarkës....