E Diel, 1 Nëntor 2026

Rekordi i Elbasanit - për Edi Ramën dalin vetëm 50 veta

Protesta zhvendoset në godinat mes bashkisë dhe prefekturës, ku në 100 vitet e fundit, nuk është mbajtur asnjë aktivitet politik, meqë rrugica merr vetëm 200 veta, por në protestën e djeshme të kutizmit, ishin vetëm 50 veta. Edi Rama humbet qetësinë, kërcënon organizatorët e protestës për sabotazh dhe betohet se s’do të ndalet pa rrënuar karrierën politike të vartësve të tijOpozita ka zhvilluar dje në Elbasan mitingun më të dobët që ka parë qyteti i Elbasanit në këto 19 vitet e demokracisë. Kurrë më parë nuk ishte parë ajo prani aq e vogël dhe ai vend i përzgjedhur për të protestuar. Më parë mitingjet ishin bërë në sheshin para stadiumit, para pallatit të sportit, në sheshin “Gensher”, por asnjëherë nuk kishte pasur tubim proteste, aq më tepër grumbullim për “standarde demokracie” në sheshin midis godinës së prefekturës dhe bashkisë. Madje as Partia e Punës që e ka pasur selinë në godinën e sotme të bashkisë, nuk bëri ndonjëherë miting në këtë rrugë për shkak të vogëlsisë së përmasave të saj. E vetmja herë që është zhvilluar “protestë” në këtë shesh ka qenë viti 1936 për një çështje që nuk ka lidhje me protestën e opozitës. Të tjera më të vogla kanë pasur në vite tema të tilla që lidheshin me kallamboqin apo të tjera jo fort të rëndësishme.Më e bukura e këtij takimi të mërzitshëm ishte se dilte një zonjë e fliste për “standarde demokracie”, kur në qershor të këtij viti, ndante para me trasta për të blerë votat e votuesve elbasanas për të siguruar votat me pahir.  Të vetmen gjë që arriti ky “miting” ishte se shtoi plevitin e atyre pak vetëm që e shtynë me orkestër atë pjesë të kohës së tyre të humbur keq. Pavarësisht se rruga është e ngushtë dhe nuk fryhej nga era e Krastës, ndikimi mbrojtës ishte shumë e vogël. Dje Elbasani regjistroi një rekord, regjistroi një rekord sepse nuk mbushi dot as rrugicën në mes dy godinave, që mendohet se merr jo më shumë se 200 veta në kushte normale, numër që duhet të zbriste edhe më shumë, në një ditë me shi, kur simpatizantët edvinistë ishin aty me çadra. Dje në ora 17 tek rrugica në fjalë nuk ishin as 50 veta. Protesta e cila nuk ka zgjatur më shumë se 15 minuta, u fokusua tek fjala e liderit socialist Edi Rama, i cili e ka nisur me kërkesën për “hapjen e kutive, largimin e Berishës”, dhe e ka përfunduar me “rritjen e energjisë”, ku sipas tij shkaktari kryesor mbetej “vetëm Sali Berisha”.  Rama në fjalën e tij të shkurtër, para një grushti njerëzish të ardhur ndoshta me detyrim nga institucionet ku drejtohen nga socialistët, kërkoi prerazi dhe pa asnjë mëdyshje “hapjen e kutive, zbardhjen e abuzimit me votën e 28 qershorit, ndryshe kjo qeveri  duhet të largohet”. Rama (Edvin) nuk bërë as atë që bënte dikur kryetari Mao i cili në mitingjet e tij nuk përdorte tendë. Njëherë në Kinë ra një shi i madh, por kryetar Mao, qëndroi plot një orë në shi në mënyrë që t’i jepte zemër parakaluesve të tij. ndërsa Edvini tendën e kishte siguruar për vete dhe ato pak vetë, në vend që t’i mblidhte në pallatin e sportin, i la në shi e u shkaktoi gjithë atë lëndime pleumonare. Motoja haxhiqamiliste “hajde të bëjmë protestë edhe pa njerëz” është kthyer tashmë në një retorikë e përshkallëzuar e Edi Ramës dhe ndjekësve të tij. Lëvizja e shesheve të boshatisura pas Durrësit dhe Lushnjes u zhvendos dje për në Elbasan, por në plan të parë binte në sy mungesa e mbështetësve. Madje as administrata e bashkisë së Qazim Sejdinit nuk u arrit të mblidhej. Shtrirja e protestave në mbarë vendin ekzaltoi paksa malavitët e selisë rozë dhe të disa partive aleate, në gjirin e të cilave vazhdojnë të gjallojnë elementë dhe ish ministra të regjimit më të egër komunist, logjika e të cilëve punon vetëm për ndaljen e procesit perëndimor të Shqipërisë dhe izolimin e shqiptarëve, ashtu siç bëri ati i tyre shpirtëror për 45 vjet me radhë. Kjo klikë e këtyre masonëve të pasuruar dhe trashëgimtarë të një prej regjimeve më të egër që ka njohur ndonjëherë njerëzimi, duket se punon ditë e natë pa ndërprerje, për bllokimin e rrugës së integrimit, rrugës së liberalizimit të vizave, zhvillimin e ekonomisë së tregut duke iu mveshur centralizimit dhe zhdukjes së fjalës e mendimit të lirë. Kësisoj, në kushtet kur Shqipëria ndodhet në paradhomën e integrimit në Bashkimin Evropian, Edvini me shpurën e klikës antishqiptare si Ruçët, Gjinushët, Ditzitë, Xhelilët etj, po mundohen të përhapin panik në opinionin mbarë shqiptarë për krizë ekonomike, ndërkohë që nga ana tjetër qeveria vazhdon rritjen e pagave dhe pensioneve e njëherazi, në kulmin e krizës globale, Shqipëria ka luksin t’i japë qytetarëve shpërblimet e fundvitit. Në këtë aspekt, kriza ekonomike ishte parathënia e Edvinit para atij numri të pakët qytetarësh sehirxhinj dhe aspak të interesuar për “mesazhet” e Ramës. Edvini nuk dha përgjigje se ku i gjeti paratë qeveria që vetëm pak muaj më parë rriti rrogat dhe pensionet apo më aktualja fare, dhënia e shpërblimeve për festat e fund vitit. është e njohur botërisht tashmë se një pjesë e mirë e qeverive të shteteve të huaja, kanë ndërprerë prej muajsh të tërë rrogat e plota, ndërsa për festat e fund vitit kanë menduar dhënien e një shpërblimi simbolik në shumën 12-15 euro. Pra, shumë herë më pak se ajo që qeveria shqiptare ka miratuar për pensionistët dhe punonjësit e administratës. Sigurisht që këto, nuk mund të jenë kurrsesi në objektivat e analizave të gjëra të Edvinit dhe shpurës së tij të malavitëve. Ata do të vazhdojnë të derdhin lot krokodili për një krizë ekonomike të paqenë, për paga dhe pensione që po shkojnë drejt një rritjeje historike dhe të paprecedentë në historinë e këtij vendit, për Shqipërinë e integruar dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë. Interesi i kësaj klase malavitoze është bllokimi me çdo kusht i marrjes së statusit kandidat në BE, bllokimi me çdo kusht i përfitimit të liberalizimit të vizave, bllokimi me çdo kusht i rritjes ekonomike të vendit. Kjo çmenduri nuk merr fund lehtë, qytetarët shqiptarë e kanë injoruar atë porsa kohë duan integrimin dhe zhvillimin e Shqipërisë. Ndaj edhe sheshet bosh nuk janë surprizë për Edvinin, por shprehje e qartë e braktisjes së kësaj çmendurie dhe thagme aparteidi. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›