Nënshkruhet marrëveshja prej 7.3 milionë euro, për përmirësimin e pajisjeve mjekësore të urgjencës
Zv/kryeministri Ilir Meta takon ambasadorin e Japonisë, rezident në RomëGjatë takimit u bisedua në lidhje me forcimin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik dypalësh ku një vend të veçantë zuri diskutimi mbi mbështetjen nga qeveria japoneze të projekteve në fusha të ndryshme të hartuara nga qeveria shqiptare.Gjithashtu, dje, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, dhe Ambasadori japonez, Hiroyasu Ando nënshkruan marrëveshjen me shkëmbim notash mbi zbatimin e projektit “Përmirësimi i Pajisjeve Mjekësore të Qendrave Rajonale të Urgjencës”. Në bazë të këtij projekti me vlerë 718 milionë yen japonez (7.3 milionë USD) do të modernizohen pajisjet mjekësore të qendrave shëndetësore në 12 qarqe të vendit. Pas nënshkrimit të Marrëveshjes për grantin e Qeverisë japoneze, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm Ilir Meta dhe Ambasadori i Japonisë Hiroyasu Ando dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp. Gjatë fjalës së ti Meta deklaroi se është kënaqësi e veçantë që të nënshkruajmë marrëveshjen me Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Japonisë në Shqipëri, Ando, pikërisht lidhur me shkëmbimin e notave për marrëveshjen e grantit prej 7.3 milionë dollarësh që Qeveria japoneze jep për vendin tonë, në shërbim të modernizimit të qendrave të emergjencës mjekësore, nga e cila do të përfitojnë 12 qendra të emergjencës mjekësore në të gjithë vendin, duke i rinovuar në mënyrë të veçantë me pajisje dhe me teknologji bashkëkohore. Duke falënderuar Qeverinë e Japonisë për mbështetjen e jashtëzakonshme që i ka dhënë vendit tonë deri tani, dua edhe një herë tjetër të konfirmoj vendosmërinë e Qeverisë shqiptare për të forcuar edhe më shumë marrëdhëniet me Japoninë, me këtë vend që na ka ndihmuar dhe vazhdon të na ndihmojë në rrugën tonë të zhvillimit, me mbështetje të jashtëzakonshme ekonomike dhe financiare. “Besoj se edhe vizita e ambasadorit dhe takimet që ai ka pasur dhe do të ketë edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të vendit, do t’i japë një impuls të ri në të gjitha drejtimet bashkëpunimit të shkëlqyer, midis dy vendeve dhe dy qeverive. Gjithashtu gjej rastin të shpreh vullnetin dhe vendosmërinë e qeverisë shqiptare për t’i konkretizuar më tej marrëdhëniet me Japoninë në të gjitha fushat. Bashkëpunimi ynë është i shkëlqyer dhe do të jetë edhe më i shkëlqyer në të ardhmen, duke sjellë rezultate konkrete në zhvillimin e Shqipërisë, por jam i bindur dhe në përshpejtimin e integrimit evropian të vendit tonë,” tha ndër të tjera Ilir Meta....