Nën Qafën e Kërrabës
Nga lart Kombinati Metalurgjik duket si një gjigand i madh i përgjumur që ka shtrirë këmbët mbi fushën e Bradasheshit. Ca më tej shtrihet Elbasani me ato majat e pallateve të larta që ngrihen mbi mjegullën e dhjetorit. Pas një kthese të fortë, dalim nga rruga komëbtare dhe futemi në një rrugë të ngushtë, në fillim krejt të mbuluar nga pemët. Një tabelë shënon: Shijon 4 kilometra. "Përse nuk e kanë shkruar Shën Gjon? Edhe tabelat shkruhen në dialekt?", pyet njëri nga ne duke marrë si përgjigje vetëm disa ngritje supesh. Nuk kalon shumë dhe shohim çatitë e kuqe të fshatit që shtrihet përgjatë luginës së gjerë të një përroi. Tashmë kemi mbërritur në Shën Gjon, në fshatin që mban emrin e shenjtit. Miqësohemi shpejt me një grup mësuesish që janë mbledhur në qendër. Më vonë do të mësojmë se sot "po ndodh" diçka për njërin prej tyre, drejtor i shkollës së Gjormit, një fshat edhe ndoca kilometra më në Veri.
Shenjtori i tre besimeve
Ka kohë që kisha e Shën Gjon Vladimirit është rrethuar me një mur të ri. Kjo ia shton edhe më shumë pamjen prej manastiri që ka marrë tani grupi i ndërtesave rreth kshës së vjetër. Vasili, epitropi, vrapon nga lart. E kemi mik të vjetër. Para shumë vjetësh e kemi kaluar një natë në shoqërinë e tij dhe të besimtarëve që vinin të preknin lipsanin e shenjtë. Në kishë nuk ka shumë njerëz, vetëm dy-tri vajza të reja, me sa duket mësuese në këto anë, po ndezin qirinj në heshtje.
Shën Gjon Vladimiri është një personazh historik. Ai ka jetuar në shekullin e XI-të dhe ishte një nga prijësit sllavë që zotëronin Dioklenë (në Malin e Zi të sotëm). Ka disa legjenda mbi fatin tragjik të këtij princi. Të gjitha e lidhin atë me carin bullgar Samuil (976-1014) dhe me të bijën e tij Kozarën. Në fillim të shekullit të X-të, Perandoria Bullgare arriti kumin e zgjerimit të saj. Samuili pushtoi edhe Durrësin dhe nisi të shtrinte zotërimet e tij edhe më në veri, rreth Shkodrës. Pikërisht në këtë kohë duket se ka lindur legjenda e Gjon Vladimirit, i cili më vonë do të shpallej shenjt. Shën Gjon Vladimiri ka rezistuar gjatë, por më në fund ka rënë rob i bullgarëve dhe është burgosur diku në një vend afër Ohrit apo Prespës, legjendat nuk e thonë këtë fort mirë. Pikërisht këtu është njohur me Kozarën e cila marroset pas tij. Samuili, dobësia më e madhe e të cilit ishte pikërisht e bija, pranon martesën e të dyve. Deri këtu çdo gjë duket si një telenovelë rozë, por ende nuk kemi folur për dy vëlleëzrit ziliqarë të Kozarës. Të etur për pushtet ata e shihnin me zili pajën që përfitoi kunati. Në fakt Gjon Vladimiri befas e kishte parë veten zot të një pjese të mirë të Shqipërisë së Mesme. Nuk dihet nëse ishte vetë Kozara që e nxiti vrasjen e të shoqit apo vëllezërit e saj. Një version thotë sikur pas disa vitesh martesë, Kozara u tërbua nga ideja që Gjon Vladimir mund të kishte një lidhje tjetër. Në fakt ai lutej 7 herë në ditë kështu që zor se do të ketë pasur kohë të merrej me nusen e re. Sido që të jetë pas një ftese të zakonshme për një gosti tinzare, që nuk mungon në asnjë rast, Gjon Vladimirit iu pre koka. Thonë se shpata nuk po i bindej vrasësve. Atëherë ky i ka dhënë shpatën e vet dhe kështu puna u krye. Legjenda thotë se vetë Gjon Vladimir udhëtoi mbi kalë me kokën e prerë në prehër deri në vendlindjn e tij në anë të Liqenit të Shkodrës. Por ka më shumë gjasë që Kozara, e cila më pas përfundoi murgeshë, ta ketë marrë trupin e të shoqit dhe ta ketë çuar në një kishë të vjetër në krahinë e Krajës.
Fundi vëllezërve të Kozarës u erdhi nga Perandori bizantin Vasil Bullgaroktoni. Në një betejë të zhvilluar para Beratit, bullgarët u mundën përfundimisht.
Eshtrat e Shën Gjon Vladimirit u ruajtën deri në 1215 në kishën "E papërlyera e Krajës" në këmbët e malit të Katërkollës në bregun perëndimor të Liqenit të Shkodrës, në Malin e Zi të sotëm. Në këtë vit despoti Mihal Komneni i transferoi në Durrës ku mbetën deri në 1381, kur Karl Topia, princi katolik shqiptar, që mburrej për gjakun e tij prej mbretërve francezë, ndërtoi një kishë të vogël, rreth se cilës u ngrit më pas manastiri i sotëm. Përse pikërisht në këtë vend? Legjenda e thotë përgjigjen: Gjatë një gjuetie Shën Gjon Vladimirit i ka bërë përshtypje të madhe një shqiponjë e bardhë që fluturonte mbi kryet e tij. Ajo mbante në sqep një kryq të drunjtë. Shenjti e ka ndjekur shqiponjën gjatë. Pikërisht në vendin ku është kisha e sotme thuhet se shqiponja e bardhë e lëshoi kryqin e saj. Në këtë vend shenjti ndërtoi një kishë të vogël, pikërisht atje lutej 7 herë në ditë. Karl Topia solli në kishën e ndërtuar rishtaz prej tij eshtrat e shenjtit.
22 maji, dita e vrasjes se Shën Gjon Vladimirit, është një ditë e shenjtë për besimtarë të të tre besimeve. Nata e 22 majit është mirë të kalohet brenda manastirit. Një ceremonial gjatë të cilit besimtarët kalojnë poshtë tryezës ku janë vendosur eshtrat e shenjtit është një gjë që thuhet se i mban larg fatkeqësitë. Konsiderohesh me fat nëse arrin të marrësh një copë pabuk me të cilin mbështillen eshtrat e shnjit. Ky pambuk duhet mbajtur në gji deri në 22 majin e ardhëshëm. Me mijra mrekulli: ngritje të sakatëve në këmbë, të pagojë që zënë të flasin, të verbër që u vinë sytë, vajza fatpadala që martohen vetëm pak ditë pas 22 majit… të gjitha janë me shumicë në këto anë.
Edhe në vendin e princit, mes Ulqinit dhe Tivarit, ka qenë zakon deri vonë që më 22 maj katolikë, ortodoksë e myslimanë të mblidheshin rreth "Kryqit të Krajës", e vetmja gjë e mbetur nga koha e shenjtit që dikur u varros në "Të papërlyerën e Krajës". Thuhej se ky ceremonial u sillte mbarësi të gjithëve, pa dallim feje.
Fshati që lindi nga kisha
Fati e do që në një fshat që jetë e mot është banuar nga ortodoksët të takojmë të parin një anëtar të familjes së vetme myslimane. Ai është Musa Barolli, drejtor i shkollës. Musai ka ardhur këtu fare fëmijë, kur i jati nga Devolli, u caktua kryetar i kooperativës së parë në këto anë. Tani Musai është drejtor i shkollës së Bradasheshit. Në fakt, në të ardhur na kishin zënë sytë një godinë në anë të rrugës ku disa punëtorë po punonin ne sytë nga qielli dhe me frikën se mos i zinte shiu. "Tani bëjmë mësim masdite në një shkollë tjetër. Po vitin e ri shkollor 500 nënësit tanë do ta nisin në godinën e re", na thotë Musai duke na larguar ca nga historitë me kisha e shenjtorë. Por, në këtë vend nuk ke shpëtim nga e kaluara. Bashkë me Musain ngjisim një të përpjetë jo edhe aq të fortë. Brenda pak minutash poshtë një ulliri ndodhemi para varrit të Visarion Xhuvanit, i cili nga 1929 e deri në 1937, kur dha dorëheqjen ishte Kryepeshkopi i Kishës ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. "Kam qenë i vogël, por e mbaj mirë figurën e tij me atë mjekrën e bardhë - flet Musai me zë të ulët - me babanë përshëndeteshin dhe bënin pak muhabet në këmbë".
Poshtë në fshat, takojmë Petro Tolin. Eshtë ndër më të moshuarit në fshat. Me xha Petron bëjmë ca muhabet për historinë e fshatit. Duket, se më parë këtu çdo gjë ka qenë e lidhur me manastirin. Toka rreth e rrotull ishte pronë e tij dhe krahët e punës ishin të nevojshëm për të mbajtur "një shtëpi" aq të madhe saç është një manastir që pret e përcjell përditë njerëz. "Kështu, pak nga pak u shtuan shtëpitë e fshatit - thotë xha Petro - shumë prej nesh janë me origjinë çobanë (arumunë). Kemi zbritur këtu nga anët rreth e rrotull. Familja jonë përshembull ka ardhur nga zona e Zhllimës. Ca të tjerë janë nga Shpati. Më vonë kemi pasur si traditë tonë perimtarinë dhe tregtinë me Elbasanin. Po unë vetë kam ëndërruar gjithë jetën të isha mekanik. Dhe ashu përfundova. Kam punuar në Kombinatin e Drurit".
Kusha, ose "përroi i shpresës"
E lemë pas Shën Gjonin dhe vazhdojmë rrugën drejt Veriut. Për afër 5 kilometra udhëtojmë mbi një rrugë të re të asfaltuar. Në krahun tonë të djathtë rrjedh drejt Shkumbinit një përrua i gjerë. Eshtë nga ata që i has rëndom nëpër luginat që ndajnë fshatrat. Herë të vuajtur e vetëm me një vijë ujë, herë të tera shpërthyes e të frikshëm, tinzarë dhe të paparashikueshëm si vetë retë që grumbullohen mbi kryet e tyre, ata janë personazhe të vërtetë të jetës së këtyre anëve. Janë dëshmitarë, gjykatës të pakujdesive, ujitës arash. Pikërisht në krah të tyre kanë kaluar jetë e mot shtigjet që lidhnin njerëzit. Karvane, nxënës, bujq që shkonin në pazar, mësues e nxënës kanë kaluajr një jetë duke ecur në krah të tyre, duke I kapërcyer ata në va, apo duke u zhytur deri në grykë në ujin e thellimtë të janarit. Ky "personazhi" ynë quhet Përroi i Kushës dhe është një nga degët kryesoe të Shkumbinit. Mësuesit që udhëtojnë bashkë me ne nuk rreshtins ë foluri për një ngjarje të adhe që pritet të ndodhë këtyre anëve: rruga e re që do të lidhë Tiranën me Elbasanin do të kalojë pikërisht në anë të Kushës. "Piketimet tashmë janë bërë - thotë njëri nga mësuesit - shpresojmë që për dy vjet rruga e re të jetë gati". Përballë nesh janë malet e Krrabës, diku andej afër fshatit Mamël doo të duhet të shpohet një tunel 3.5 kilometra i gjatë. Mundohemi të përfytyrojmë se si mund të jenë këto zona pak vjet më vonë, nëse shpresat e mësuesve dhe fshatarëve realizohen vërtet. E kemi të vështirë, vetëm qetësia mbretëron ngado. Në anë të disa shtëpive të reja na çpon hundët një erë e fortë squfuri. Po kalojmë në anë të disa burimeve termale? Jemi në Reçan. Një mur ku shkruhet "Kemi banja llinxhe" na sqaron gjithshka. Me përhapjen e shpresës për rrugën e re fshatarët kanë nisur të dnërtojnë shtëpi të reja gjithnjë e më pranë përroit, ose më mirë me thënë më afër xhadesë imagjinare.
Asfalti mbaron shpejt. Përballë nesh tani është Kusha dhe një urë e ulët. Që të vazhdojmë udhëtimin na duhet të kalojmë përroin. Miqtë tanë e kanë siguruar një makinë 4X4. "Kujdes kompjuterin" dëgjojmë të merakoset dikë. Ja ku shënojmë një ngjarje tjetër në blloqet tona. Do jemi dëshmitarë të mbërritjes së të parit kompjuter në këto anë. Në krahun tjetër të përroit ndodhet shkolla e Kozanit. Këtu mësojnë 63 nxënës. Nuk e ka atë harenë që kanë shkollat e rindërtuara edhe as atë seriozitein e shkollave të vjetra por që mbahen ende mirë. Shkolla e Kozanit është një shkollë e lodhur me tavanet që kanë nisur të varen dhe me atë lagështinë që kanë zakonisht ndërtesat e vjetra. Në oborr një gura mezi arrin t‘i mbledhë gjelat e detit që se ç‘dreqin kanë që këmbëngulin me kokëfortësi të rrinë në oborrin e shkollës. Drejtori, Idriz Hyka, vihet ca në siklet. "Na kanë thënë se do ta rikonstruktojnë së shpejti", na thotë duke parë me shqetësim rreth e rrotull. Por ajo ndjesia e pafuqisë ikën menjëherë porsa dëgjon bubullimën e zjarrt në sobat me dru dhe nxënësit që vazhdojnë mësimin të pashqetësuar.
Nga Kozani e më tej termi "rrugë" e humbet kuptimin e zakonshëm. Edhe makina e lartë e mësuesve e ka të vështirë të kalojë përmes shtegut të përbaltur. Hera-herës është më mirë të udhëtosh brenda në përrua se sa mbi rrrugë. Për fat, nuk kemi shumë rrugë dhe brenda pak minutash jemi para shkollës 9-vjeçare të Gjormit. Ka ardhur momenti i shumë pritur. Kompjuteri i parë, i mbajtur me kujdes nga drejtori Nuredin Haka dhe nga një ekspert i Drejtorisë Arsimore nga Elbasani, ka mbërritur. Nxënësit i rrëmbejnë me një okë dëshirë kutitë e kartonit që fshehin "magjinë". Pas pak mintash është montuar edhe Interneti. Tani ka ardhur koha të festojmë! Në sheshin e shkollës improvizohet një koncert nga grupi artistik i shkollës. Kënga e nxënësve dhe tingujt e fizarmonikës përzihen me pëshpërimën e njohur të përroit. Dhe neve na kujtohen sërish shpresat për rrugën e re. "Asht thanë mor bir asht thanë me kohë qo punë, që n‘kohët e PPSH, po ku asht se! Do Zoti kët herë e kan me gjithë men", Aqif Lleshi është 76-vjeç. Banor i vjetër i Gjormit, ai i mban mend mirë studimet që janë bërë edhe herë të tjera në këto anë. Vë buzën në gaz sa herë që ndonjeri prej mësuesve tregohet më optimist se të tjerët. Nuk flet, vetëm rri në heshtje me sytë e fiksuar diku andej nga përroi apo nga malet e Krrabës, andej nga duhet të hapet tuneli. Kush e di se ç‘bluan në mendje në ato çaste.
Lart mbi shkollë vemë re disa shtëpi të reja. Këtu jeton Hamide Dakoli, e ëma e njërit prej mësuesve që na shqërojnë. Bashkë me Shyqyriun, të birin, i bëjmë një vizitë "Nanës" e napën e bardhë mbi krye. Pas përshëndetjeve të para biseda shkon, ashtu si nëmënyrë të pashmangshme te rruga e re. "Pysni çunat ma mirë për kto punë. Ne pleqt i kemi myllë ime planet tona", thotë plaka duke folur ngadalë. "Çunat" kanë qëlluar optimistë dhe kështu që nuk i ndjejmë edhe aq shumë ato kilometrat e kthimit, kur makina jonë 4X4 futet hera-herës në ujin e Kushës, "përroit të shpresës" që shpreson të bëhet rrugë e madhe.
(Për këtë shkrim u konsultuan edhe Johan Georg von Hahn, Studime Shqiptare, Instituti i Dialogut dhe Komunikimit, Tiranë 2008, Milan Shuflaj, Serbët dhe shqiptarët, Bargjini, Tiranë 2002).