PS cakton qytetet e protestës njëjavore
Ditën e hënë, Partia Socialiste do të nisë protestat nga qyteti i Durrësit. Këtë herë, veç natyrës së saj politike, ku nuk do të mungojnë thirrjet për hapjen e kutive ose largimin e Berishës, PS synon të marrë mbështetjen e njerëzve duke shprehur shqetësimin e duke kërkuar zgjidhje për probleme të thella sociale që i shqetësojnë. Protestat do të jenë të vogla, kryesisht me grupe interesi, ku do të flitet gjerë e gjatë për pensionet dhe pagat e ulëta, rritjen e çmimit të energjisë, taksat për biznesin e vogël, mungesën e ndihmës ekonomike, rritjen drastike të çmimeve në treg etj. Më këtë strategji, në datën 15, PS do t‘u drejtohet qytetarëve të Beratit, duke u ndalur në datën 16 dhjetor në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, për të vijuar në datën 17 në Korçë, në datën 18 në Elbasan. Në datën 19 do të synohen dy protesta, në Fier dhe Vlorë, e me të njëjtën strategji edhe në datën 20 me protesta në Shkodër dhe Lezhë. Turi i tubimeve mbyllet në datën 21 në kryeqytet, ku është përcaktuar qartë se nuk bëhet fjalë për një protestë kombëtare masive, por me grupe e komunitete të ndryshme, që vuajnë pasojat e keqqeverisjes së Berishës.
Deputeti socialist, Blendi Klosi, në një komunikim me mediat tha dje se nga dita e hënë, 14 dhjetor, Partia Socialiste e Shqipërisë, së bashku me opozitën e bashkuar qytetare, do të organizojë në të gjithë vendin një valë protestash popullore për t‘i treguar Sali Berishës, Kryeministrit të votave të vjedhura e kutive të mbyllura, se qytetarët duan zgjidhje për krizën ekonomike dhe mbrojtje për bizneset e tyre. Të hënën, më 14 dhjetor, tha Klosi, fillon me Durrësin protesta jonë njëjavore për krizën e demokracisë e të ekonomisë së familjeve shqiptare.
Më tej ai renditi arsyet përse PS kërkon mbështetjen e qytetarëve të Durrësit. Kryesuesi i listës së kandidatëve të këtij qarku, Klosi, tha se PS do të protestojë në Durrës për të gjitha pasojat e kutive të mbyllura, që nga rritja e çmimit të energjisë apo vizitave në spital, ngritjes së TEC-it famëkeq me qymyr të zi,
te mosliberalizimi i vizave edhe për Shqipërinë bashkë me Serbinë, Malin e Zi e Maqedoninë. "Do të protestojmë në Durrës, vijoi Klosi, për kapjen e shtetit nga fijet e interesave të një familjeje të vetme që dikton qeverisjen e vendit në favor të një grushti njerëzish. Bashkangjitur me kërkesat e saj si opozitë, këtij tubimi do i shtohen edhe shqetësimet e pushtetit vendor, protesta e të cilëve po zhvillohet paralelisht me atë të PS-së në gjithë vendin. Sakaq, socialistët sqarojnë se ky është vetëm fillimi, pasi protestat masive do të nisin në muajin janar, menjëherë pas festave të Vitit të RI. "Të hënën, më 14 dhjetor, ne do të protestojmë në Durrës, për të bashkuar më tej zemrat e zërat e të gjithë shqiptarëve që nuk e pranojnë këtë qeveri të kthyer në regjim dhe këtë qeverisje të kthyer në sundim.
Java e ardhshme do të jetë ura që do të lidhë protestat që lamë pas, me protestat që do të rifillojnë edhe më fuqishëm pas Vitit të Ri", tha Klosi. Natyra e protestave masive që pritet të nisin në muajin janar kanë si synim jo vetëm hapjen e kutive, por edhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, si e vetmja mënyrë për t‘i dhënë fund asaj që socialistët e konsiderojë qeveri dhe parlament të cunguar, që doli nga zgjedhjet e 28 qershorit.
A.Thomollari