Nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, sot në qytetin e Sarandës u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë. Në këtë mbledh
Nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, sot në qytetin e
Sarandës u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë.
Në këtë mbledhje KRRTRSH vendosi:
1 Miratimin e "Studimit urbanistik te qendrës së qytetit të Sarandës", duke lene keto detyra:
-Deri ne fund te muajit tetor, me aksion te perqendruar te Policise Ndertimore, e mbeshtetur nga Policia e Rendit dhe Pushteti Vendor te perfundoje prishja e te gjitha ndertimeve te paligjshme, te dala nga ky studim.
-Brenda politikes fiskale te garantohen financimet e duhura ne buxhetin e vitit 2005 per detajimin e ketij studimi urbanistik per rrjetet rrugore dhe trafikut, ujesjelles-kanalizimeve, ujit te pijshem dhe menaxhimit me te mire te turizmit ne keto zona. Brenda ushtrimit te paketes fiskale qe po pergatitet,qeveria do te propozoje ne Parlament nnje plotesim te Ligjit mbi Taksat per zonat dhe qytetet turistike duke plotesuar kritere te taksave per zonat turistike, qe do ti japin mundesi njesive vendore ne
zonat turistike te krijojne vendosin taksa vendore per turizmin, precize dhe te orientuara nga vjelja e detyrimit fiskal te te gjithe perfitimeve te subjekteve qe presin turiste vendas dhe te huaj ne keto zona duke synuar administrimin e fondeve me te mjaftueshme ne dobi te zhvillimit te infrastruktures se qytetit apo zonave turistike nga pushteti vendor per reabilitimin e gjendjes se sotme dhe zhvillimin normal te ketyre zonave..
-Synimin e permiresimit te kuadrit rregullator te perdorimit te
ujit.Ndertimi i sistemeve te shkallezuara tarifore per resurset kryesore, si uje dhe drita, qe turistet te paguajne te gjitha sasite kolosale te ujit qe konsumohet ne hotele apo sisteme te plota turistike duke perjashtuar nga kjo popullaten.
Ne lidhje me kete studim KRRTRSH vendosi qe ndertimet e reja ne brezin e dyte te mos jene me te larta se 4 dhe 5 kate ndersa ne brezin e pare te mos jene me te larta se 3 dhe 4 kate. KRRTRSH la detyre qe te percaktohen profilet e rrugeve ne vijueshmerine e tyre duke iu pershtatur situates ekzistuese dhe ndertimeve ne te dy anet e rruges. KRRTRSH vendosi gjithashtu qe te mos cenohen rruget qe jane ne proces ndertimi dhe rikonstruksioni. Ndertimet e reja nga zona e Hotel Turizmit e deri ne kanalin e Cukes te plotesojne kondicionet e vendimit nr 3
te KRRTRSH se dates 19 shkurt 1999. KRRTRSH vendosi qe te ruhen territoret e gjelbra ekzistuese. Studimi duhet te plotesohet me rrjetin e infrastruktures inxhinierike te ujrave te zeza. KRRTRSH vendosi gjithashtu qe te respektohen kondicionet tekkike dhe ligjore te zponave arkeologjike dhe historike. Gjithashtu KRRTRSH vendosi qe ne mbledhjen e ardhshme te KRRTRSH te paraqitet për miratim Rregullorja Teknike e zbatimit të Studimit. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Ministria e Rregullimit të Territorit
dhe Turizmit, Ministria Mjedisit dhe Bashkia Sarandë.
Studimi synon të fusë në rrugën e transformimit të gjithë strukturat urbane ekzistuese të qytetit të Sarandës, si dhe të dizenjojë struktura të reja të domosdoshme për transformimin e këtij qyteti në një qendër urbane turistike bashkëkohore, duke ruajtur të paprekur konfiguracionin natyror të lidhjes së tokës me detin. Në studim parashikohen ndërhyrje në struktura ekzistuese si dhe planifikim të strukturave të reja të qytetit.
Përsa i përket ndërhyrjes në strukturat ekzistuese në studim parashikohet rikonstruksioni i tyre. Për vetë vlerat historike që paraqet qendra e qytetit, moli i vjetër dhe zona në krah, objektivat kryesore të kësja ndërhyrje parashikojnë ruajtjen e polivalencës dhe ktivitetit që ofron kjo qendër, rritjen e gamës së shërbimeve me karakter turistik pa tjetërsuar asetin volumetrik dhe altimetrik që ka zona, konservimin e vlerave arkitektonike, rikonstruksionin e zonës që do të bëhet në raport të drejtë të materialeve rrethanore më ato bashkëkohore etj. Qendra do të shndërohet në një zonë vetëm për lëvizjen e këmbësorëve. Sheshi kryesor si dhe të gjithë rrugët që janë parashikuar për lëvizjen e këmbësorëve do të trajtohen me pllaka guri dhe mozaik guri, karakteristike për zonën mesdhetare dhe vetë Sarandën. Rrënojat e qytetit antik të Onhezmit janë trajtuar si zonë arkeologjike në ruajtje, ndërsa pjesa e Bazilikës si park arkeologjik. Gjithashtu me riformulimin e hapsirës së qendrës muret e qytetit antik bëhen pjesë e saj. Në studimi propozohen edhe struktura të reja dhe rikualifikim i rrjetit rrugor të qytetit të Saradës, ndërsa për hapsirat portuale parashikohen lidhje direkte të portit ekzistues me rrugët kryesore si dhe rikualifikim i ambjenteve rreth tij duke i dhënë përparësi ambjenteve të
pushimit dhe argëtimi.
2 KRRTRSH pezulloi vendimarrjen per studime, sheshe dhe leje ndertimi brenda zonave suburbane te qyteteve te Shqiperise zgjerimi I vijave te verdha te te cilave dalin jashte kufirit administrative te njesise vendore. Ky pezullim behet per te gjitha rastet kur njesite vendore nuk kane arritur konsensus midis tyre per zgjerimin e ketyre vijave te verdha.
Njesite vendore qe preken nga ky vendim duhet te kryejne:
- Azhornimin e kufijve administrativen dhe vijave kufizuese dhe te vijave
kufizuese te ndertimit
- Rakordimin e ndersjellte per zonat kufitare dhe ndryshimet e mundshme te
vijave te ketyre kufijve.
- Konfigurimin e ketyre kufijve te marre ne konsiderate
- situaten dhe elementet gjeografike midis tyre
- rrjetin rrugore ekzistues apo ate te prespektives
- zhvillimet e pritshme demografike, ne menyre te vecante duke patur
parasysh prespektiven e zhvillimit te qytit
- aspekte te ruajtjes se mjedisit
Gjithashtu KRRTRSH vendosi qe Ministria e Rregullimit te Territorit dhe Turizmit ne bashkepunim me Ministrine e Bujqesise, Ministrine e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, organet e qeverisjes vendore, te organizoje dhe garantoje kete process koordinimi me qellim perdorimin e tij si projekt per Tiranen, Brenda muajit tetor 2004 dhe ne zona te tjera te vendit me
problematike te ngjashme deri ne fund te vitit. Per zbatimin e ketij
vendjimi u ngarkua Ministria e Rregullimit te Territorit dhe Turizmit, Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, Ministria e Bujqesise dhe organet e qeverisjes vendore.
Duke marre shkas nga domosdoshmeria e zgjerimit te vijes se verdhe te
qytetit te Tiranes si metropoli kryesor qe perballon nje pjese te levizjes demografike te popullsise si dhe intensitetin e larte te ndertimeve, domosdoshmeri kjo edhe e shume qyteteve te tjera si dhe perputhjes ne disa raste te kesaj vije te verdhe me kufirin administrative te njesise vendore zgjerimi I kesaj vije te verdhe eshte perballur me kete problematike. Per kete KRRTRSH mori kete vendim, per te nxitur frymen e bashkepunimit te delegimit ndermjetnjesive vendore, komuna, bashki, qarqe per te gjetur
rruget e zgjidhjes per t,ia arritur zhvillimit te qendrueshem dhe
bashkekohor te qendrave te banuara.
3- KRRTRSH pranoi zhvillimin urbanistik i zonës industriale me siperfaqe 300 ha, në dy anët e superstradës Tiranë-Vorë, por vendosi qe miratimi i saj te behet ne mbledhjen e ardhshme pasi Bashkia e Tiranes te propozoje te gjitha objektete e rendesishme si Terminalin e autobuzeve, tregun e shumices e produkteve bujwqesore, zonen e panaireve e te tjera objekte te kesaj natyre te pasqyruar ne studim. Ne rast mosparqitjeje te ketyre objekteve nga Bashkia e Tiranes, KRRTRSH do te marre vendim mbi propozimet per keto objekte nga qarkut Tirane dhe MRRTT.
Studimi përfshin territorin e kufizuar nga superstrada Tiranë-Durrës e linja hekurudhore Tiranë-Durrës, kthesa e Kamzës deri tek ura e Limuthit me sipërfaqe 304 ha i parashikuar për ndërtimet e karakterit ekonimik e të
prodhimit. Studimi është hartuar sipas detyrës së projektimit të miratuar nga Këshilli i Qarkut Tiranë. Ky studim është një vlerësim i studimit të miratuar për këtë zonë nga KRRTRSH në vitin 1996, sipas të cilit është ndërtuar një sipërfaqe prej 74 ha. Studimi parashikon të punësohen 20 000 vetë.
Hartimi i studimeve të tilla është mjaft pozitiv, veçanërisht për
problematikën që aktualisht ka qyteti ekzistues i Tiranës brenda vijës
kufizuese të tij dhe zhvillimet spontane të paligjshme ose me studime të genplaneve ose pjesore në territoret rreth tij. Këto studime disiplinojnë zhvillimet duke synuar të rritin kualitetin e banimit edhe në situatën e qytetit ekzistues. Gjithashtu studimi i paraprin investimeve të ndryshme me funksion banimi ose të karakterit te prodhimit.
4- KRRTRSH miratoi edhe "Detyren e projektimit për "Studimin rajonal dhe
mjedisor të zonës kodrinore Selitë, Sauk, Farkë, Lundër, Mullet dhe
Petrelë", me keto vërejtje:
- Këshilli i Qarkut Tiranë të organizojë punën për hartimin e studimit rajonal dhe mjedisor të kësaj zone, duke respektuar rigorozisht vlerat natyrore dhe ambjentale të saj. Zona kodrinore në jug të qytetit të mbetet
zonë e mbrojtur natyrore.
- Detyra e projektimit të pasqyrojë vijat kufizuese të fshatrave ekzistuese dhe të argumentohet zgjerimi i tyre për nevoja të popullsisë banuese sipas
gjëndjes civile.
Për zbatimin e këtij vendimi u ngarkua Ministria e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit, Ministria e Mjedisit dhe Këshilli i Qarkut Tiranë. KRRTRSH la detyre MRRTT qe ne projektbuxhetin e vitit 2005 per Qarkun e Tiranes te parashikohet nje fond per hartimin e ketij studimi. Per kete arsye KRRTRSH u la detyre organeve te mesiperme qe ky studim te mbaroje brenda 6-mujorit te pare te vitit 2005.
Detyra e projektimit për studimin rajonal e mjedisor të komunës së Farkës përfshihet brenda kufirit administrativ të kësaj komune në një sipërfaqe prej 1200 ha. Në materialin e paraqitur për miratim jepen në formë terma
reference dhe detyrat që duhet të realizoj studimi. Gjithashtu paraqiten në formë grafike kufijtë e zonës së studimit. Shembulli për hartimin e studimit të territorit administrative të një komune është mjaft pozitiv dhe është hera e parë që një komunë kërkon të hartoj studimin e territoreve të saj.
5-KRRTRSH miratoi edhe "Kufirin e Parkut Industrial dhe Energjitik-Vlorë".
Ministrise se Industrisë dhe Energjitikës dhe Ministrise se Ekonomise iu la detyre të organizojë punën për hartimin e studimit urbanistik dhe studimin
sizmologjik në territorin e këtij parku dhe ta paraqesë për miratim në
KRRTRSH brenda brenda tre-mujorit te pare te vitit 2005. KRRTRSH vendosi qe lejet e ndërtimit të jepen vetëm pas miratimit të këtyre studimeve si dhe mos parashikimin e ndërtimeve të tjera në brezin e parë nga deti, përveç TEC-it dhe depozitave të naftës.
Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Ministria e Industrisë dhe
Energjitikës, Ministria e Ekonomise, Ministria e Rregullimit të Territorit
dhe Turizmit, Këshilli i Qarkut Vlorë dhe Bashkia Vlorë.
Ministria e Industrisë dhe Energjitikës ka paraqitur kufirin e parkut industrial energjitik Vlorë mbështetur në Vendimin e KRRTRSH Nr.8, datë 19.02.2003. Kufijtë e tij janë përcaktuar duke patur parasysh respektimin e të gjithë rregullave të sigurisë që ekzistojnë për distancat nga objekte të rëndësishme. Sipas studimit Parku Idustrial dhe Energjitik Vlorë përfshin në
përbërje të tij objekte të ndryshme industriale dhe energjitiike, sheshe të miratuara dhe objekte që parashikohen të ndërtohen. Realizimi i projekteve të parashikuara do të bëjë të mundur investimin e më shumë se 1.5 miliardë USD për 10 vitet e ardhshme në zonën e Vlorës e punësimin e 6000-8000 forca
pune.