E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, sot u zhvillua në qytetin e Elbasanit mbledhja e radhës e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë. Në fillim të kësaj

Nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, sot u zhvillua në qytetin e Elbasanit mbledhja e radhës e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë. Në fillim të kësaj mbledhjeje Kryeministri Nano u shpreh:

"Te nderuar pjesemarres,
Zoterinj deputete,
I nderuar zoti Kryetar i Bashkise.

Eshte nje surprize e bukur per mua dhe shpresoj se do te jete per te gjithe ne, qe mbylljen e Vitit Urbanistik, ta bejme duke miratuar studimin per qendren e nje prej qendrave qytetare, patriotike dhe kulturore me te rendesishme te vendit, Elbasanit.

Kjo mbledhje e vendimmmarrjes urbane, eshte e fundit e ketij viti, i cili mban rekordin e mbledhjeve me 9 te tilla duke perfshire edhe kete qe po zhvillojme sot. Gjate tete mbledhjeve te kaluara, bashkarisht kemi diskutuar e vendosur per 60 vendime nga te cilat 40 studime dhe 11 leje ndertimi. Ketij vargu te gjate do ti shtojme dhe vendime shume te rendesishme qe ne do te marrim tani ketu.

Edhe ne vitin e zi 97, i cili ka patur numrin me te vogel te mbledhjeve - vetem 2 - ishte pikerisht qeverisja socialiste ajo, qe i organizoi ato, duke dhene te qarte mesazhin se ne po vinim ne pushtet per te ndertuar.

T ashme, qofte dhe nisur nga nje veshtrim i thjeshte statistikor vihet re rritja e numrit te vendimmarrjes per studime ne raport me vendimmarrjen per leje ndertimi. Kjo gje reflekton faktin e rendesise tashme te pa diskutueshme qe kane marre studimet pergjithesuese ne funksion te vendimmarrjeve te vecanta sa me te sakta.

Gjithashtu ne kete pike duhet te kemi parasysh edhe faktin shume te rendesishem te te qenit te gjithe bashkarisht ne mes te nje reforme te thelle te decentralizimit te ushtrimit te kompetencave.

Ne kete kuader KRRTRSH-ja gjithnje e me teper do te orientohet drejt vendimmarrjes pergjithesuese dhe studimore, duke zbritur shkalle shkalle procedurat e dhenies se lejeve te ndertimit drejt njesive vendore, si aktor implementues i politikave urbane te vendit. Kjo gje i rrit edhe me shume pergjegjesine ketij Keshilli, pasi ne sherbejme si shembull per vendimmarrjen e shkalleve te tjera dhe vendimmarrja jone duhet te jete ne ate nivel saktesie, qe te shmange rishikimet e zgjatjet e panevojshme proceduriale qe ende ndeshen jo ne pak raste.

Gjithashtu gjate ketij viti, ne kuader te praktikes se instaluar tashme, jane anulluar a rishikuar edhe 9 leje ndertimi te marra nga njesite e qeverisjes vendore.

Kjo gje megjithe dhimbjen qe mbart, ka sherbyer dhe do te vazhdoje te sherbeje si mase mbrojtese ndaj gabimeve te njesive vendore ne rrugen e gjate te marrjes dhe implemetimit te kompetencave ne fushen e planifikimit urban nga ana e ketyre njesive.

Nga ana tjeter J duke vepruar keshtu ne kemi parandaluar gabime urbane te cilat do tu kushtonin rende financiarisht po ketyre bashkive apo edhe investitoreve te interesuar.

Ne kete panorame mbledhjesh te ketij viti, ne kemi ravijezuar edhe nje panorame te qyteteve tona, duke e shperngulur sallen e ketij Keshilli nga Tirana dhe duke e cuar ate anekend atdheut, si ne Sarande, ne Vlore, ne Durres , ne Rinas dhe sot ketu ne qytetin e Normales se Aleksander Xhuvanit.

Kjo shperngulje ka sherbyer fort prekjes direkt ne terren nga ana jone te problematikave urbane, par nga ana tjeter ne kuader te koncepetimit te shoqerise se re shqiptare si nje shoqeri e hapur, i ka sherbyer frymes se re te hapjes se Institucioneve ndaj komunlteteve te cilave ato duhet tu sherbejne.

Ne jemi te vendosur ta vazhdojme kete proces edhe me tej, me qytete te tjera.

Ne kete mbledhje, vec diskutimit per qendren e qytetit mikprites te Elbasanit, do te doja te permendja edhe diskutimin qe do te bejme per rishikimin e vijes se verdhe te Tiranes dhe stabilizimin perfundimtar te situates se fshatrave turistike te licensuar nga viti 1993 e deri me sot.

E filluam kete proproces rishikues dhe stabilizues ne Janar te ketij viti, me bindjen se ketij problemi, te hedhur nga njera qeveri ne tjetren si nja patate e nxehte, i duhet dhene nje zgjidhje sa institucionale dhe ligjore, aq dhe ne perfitim te shtetit, si shprehes dhe mbrojtes i interesave te te gjithe komunitetit.

Pervec te tjerash, procesi i iniciuar nga ne per kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronareve, nuk mund te vazhdoje te mbahet peng nga hije financiare te lena varur vit pas viti.

Duke dashur ta tregohemi sa me produktive ne kete mbledhje qe kemi perpara, ju ftoj te fillojme nga puna me besimin se qendra e re e Elbasanit do tj riktheje qytetit emrin e famshem dhe nje vend te nderuar ne harten e atraksioneve te Shqiperise sone te dashur.

Puna te mbare!"

Pas diskutimeve, KRRTRSH miratoi studimin urbanistik per qendren e qytetit te Elbasanit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›