E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano,sot në qytetin e Elbasanit u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë. Në këtë mbledhje

Nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano,sot në qytetin e Elbasanit u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë.

Në këtë mbledhje KRRTRSH mori në shqyrtim dhe vendosi:

1.Miratimin e Studimit urbanistik të Qendrës së qytetit të Elbasanit dhe rregulloren për zbatimin e këtij studimi.

Zona e marrë në studim ka një sipërfaqe prej 45.6 ha ku bën pjesë zona qëndrore e qytetit me Bulevardin "Qemal Stafa", Kalaja me të gjitha hapësirat brenda saj, ndërsa në jug kufizohet nga Pallati i Sportit, godina e Qarkut, duke u zgjeruar tek Kinoklubi "Metalurgu". Në këtë studim hyjnë pjesërisht edhe rrugët kryesore të qytetit. Gjatë hartimit të tij u bashkëpunua edhe me Institutin e Monumenteve të Kulturës, në lidhje me evidentimin dhe ruajtjen e vlerave muzeale, historike dhe artistike. Studimi do të kontribuojë në rritjen cilësore të disa prej elementeve kryesore urbane të qytetit. Ai përcakton organizimin e ri të qendrës së qytetit dhe prespektivën e zhvillimit të saj, duke u bazuar në teknikën bashkëkohore. Studimi ka gjithashtu për detyrë që t'i paraprijë lëvizjes kaotike, duke disiplinuar ndërtimet sipas interesave të përgjithshme dhe duke shfrytëzuar në maksimum vlerat ambjentale historike.

Ky studim përqendrohet në tematika të ndryshme si: sistemi i transportit, gjelbërimi, rritja e vlerave të objekteve brenda Kalasë së bashku me muret, pa transformime etj. Studimi propozon modelin e tipit "mix" të funksioneve, duke lënë mënjanë atë të projektimit të zonave të tipit monofunksional. Po me të njëjtin kriter është gjykuar për sheshet, rrugët apo gjelbërimet, ku është vlerësuar gërshetimi i aktiviteteve, që i jep një rritje të mëtejshme vlerave urbanistike të qendrës.

2. KRRTRSH vendosi miratimin e Rregullores për zbatimin e Studimit Urbanistik të Qendrës së qytetit të Vlorës.

Kjo rregullore është pjesë e studimit urbanistik të qendrës së qytetit të Vlorës dhe siguron mbrojtjen e vlerave të kësaj zone, zhvillimin e territoreve të saj, organizimin e fuksioneve dhe rigjallërimin e saj, duke siguruar një zhvillim të qëndrueshëm. Në zbatim të studimit urbanistik rregullorja përcakton:
-Kufijtë e zonës qendrore ku marrin pjesë Bulevardi qendror Vlorë-Skelë, Bulevardi i Rrugës Transballkanike, Bulevardi i ri dhe Zona bregdetare.

- Zonimin funksional të këtyre bulevardeve duke përcaktuar zhvillimet e reja të tyre, risistemimin, rivitalizimin e ndërtesave që ngrihen në këto bulevarde dhe sheshet përkatëse.
- Qendrat historike në zonën e qendrës së qytetit, si dhe kondicionet për zhvillimet në këto zona. Ndërhyrjet në to do të kryhen sipas studimeve urbanistike pjesore, konform traditës dhe karakteristikave të trashëgimisë, duke u trajtuar jo vetëm si ndërtime në vetvete, por edhe si zona komplekse duke marrë më parë miratimin e Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe Institutit të Studimeve dhe Projektimeve Urbanistike.

3. Në mbledhjen e sotme KRRTRSH miratoi edhe Vijën Kufizuese të ndërtimit (vijën e Verdhë) të qytetit të Tiranës, sipas planimetrisë së paraqitur nga Këshilli i Qarkut Tiranë.
KRRTRSH la detyrë hartimin e një plani veprimi që do të sigurojë hartimin e vijës në perspektivë (të vijës së verdhe të qytetit), mbylljen e proceseve të nisura brenda kësaj zone, si dhe hartimin e përgjithshëm të vet planit rregullues të Tiranës. Për zbatimin e këtij vendimi u ngarkua MRRTT, Këshilli i Qarkut, si dhe Bashkia Tiranë. Ky vendim u mor pas konsensusit të arritur për këtë çështje.

4-KRRTRSH miratoi gjithashtu Planin Rregullues të Qendrës së Banuar Ksamil.

Ideja kryesore që përshkon studimin është mbrojtja e pasurive natyrore, piktoreske, kulturore, urbane dhe turistike, që paraqesin territoret bregdetare si një pasuri mbarëkombëtare. Studimi paraqet një plan aktual për zhvillimin e qëndrueshëm të bregdetit të hartuar në dy faza: Faza e parë për strategjinë e përgjithshme të zonës duke u përqendruar në burimet e biodiversitetit dhe turizmit dhe faza e dytë për projektet pilot të mundësive investuese duke kombinuar biodiversitetin, turizmin, infrastrukturën dhe aktivitetet ndihmëse. Zona që propozohet të studiohet ndodhet në kodrina shkëmbore me lartësi nga 40 deri në 200 m, të mbuluara pjesërisht me shkurre mesdhetare. Në studim është përzgjedhur një skemë e lirë dhe funksionale në përshtatje me relievin.

5- Mbledhja e sotme e KRRTRSH-së miratoi edhe Planin rreullues të fshatit Janjar-Sarandë

Fshati Janjar bën pjesë në Komunën e Markatit dhe përfshihet në rrethin e Sarandës. Zona ku do të vendoset fshati "Janjar" përfshin një kuadrat prej 10 ha. Ajo ndodhet në afërsi të Kanalit tëÇukës, në kodrën e Berdeneshit, në pjesën jugore të fshatit Berdenesh. Ka një reliev relativisht komod për banim pasi ndodhet në terren me pjerrësi të vogël. Skema e zonimit është hartuar sipas funksionimit dhe lartësisë së ndërtesave. Dy elementët që kanë ndikuar në përcaktimin e numrit të kateve të ndërtesave janë: pamja nga bregu dhe pjerrësia e terrenit.

6-KRRTRSH diskutoi dhe vendosi edhe miratimin e Sheshit të ndërtimit me sipërfaqe 2 ha dhe lejen e ndërtimit për zgjerimin e tregut të shitjes me shumicë të fruta-perimeve në Lushnje. Për zbatimin e këtij vendimi u ngarkua Bashkia Lushnje.

Tregu aktual per shitjen me shumice të fruta perimeve ka një sipërfaqe prej 1 ha dhe ndodhet rreth 800 m larg qytetit të Lushnjes. Duke mos e përballuar fluksin e përdoruesve të tij në momente të caktuara, sipërfaqja e vogël e tregut ka ndikuar në hapjen e tregjeve të tjera të paligjshme rreth tij. Ndaj u propozua zgjerimi i këtij tregu me dy parcelat kufizuese. Një sipërfaqe prej 6500 meter katrore do të përdoret për parkimin e mjeteve, ndërsa një parcelë prej 13500 metër katrorë do të përdoret për magazinimin dhe përpunimin e produkteve.

7-Pas diskutimit mbi Problematikën e zhvillimeve ndërtimore të fshatrave turistikë në zonën turistike të Golemit, KRRTRSH miratoi rishikimin urbanistik dhe lejen e ndërtimit të fshatit turistik për nëntë subjekte. Për këto subjekte KRRTRSH vendosi kryerjen e përllogaritjeve të detajuara, të ndryshimeve në sipërfaqe dhe funksion për objektet e ndërtuara, ridimensionimin e marrëveshjes kontraktuale për çdo subjekt, llogaritjen e nivelit të detyrimeve të gjobës sipas legjislacionit të urbanistikës.

Zbardhja e lejes së ndërtimit nga njësia vendore do të bëhet pas shlyerjes së detyrimeve të dala nga përllogaritja e detajuar e sipërfaqes dhe objekteve në funksion të saj.
Ndërsa për parcelën Nr. 39 KRRTRSH vendosi miratimin e studimit dhe sheshit të ndërtimit të kompleksit turistik me sip. 2.178 ha.

Këto vendime të KRRTRSH u morën pas evidentimit të detajuar të gjendjes së strukturave turistike të zhvilluara nga subjektet "Person i Stimuluar", fillimisht për strukturat në zonën turistike të Golemit.

8-KRRTRSH mori sot në shqyrtim dhe Pezullimin e vendimeve të KRRT-së së Bashkisë Korçë në qendrën historike të qytetit të Korçës.

Për këto vendime KRRTRSH kërkoi që Ministria e Kulturës sëbashku me Institucione që ka në varësi si: Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Drejtoria Rajonale e Monumenteve, të shpreh mendimin e saj zyrtar.

- Për rastet kur kjo drejtori nuk ka kontestime, ekzekutimi i vendimit përkatës të KRRT-së së Bashkisë Korçë rifillon menjëherë.
- Për rastet e kontestuara nga kjo Drejtori, Bashkia Korçë ngarkohet të bëjë rishikimin e këtyre vendimeve.
- Për rastet kur vendimet janë në kundërshtim me ligjin "Për Trashëgiminë Kulturore", Instituti i Monumenteve të Kulturës duhet të kërkojë shfuqizimin e tyre në KRRTRSH.

Vendimet e KRRT-së së qytetit të Korçës, në qendrën e qytetit bien në kundërshtim me Vendimin e KRRTRSH për qendrat e qyteteve, me detyrën e projektimit të qendrës së qytetit të Korcës. Gjithashtu të gjitha këto leje ndodhen në zonën historike të qytetit, për të cilën nuk është marrë mendimi i Institutit të Monumenteve të Kulturës për ndërhyrjen në këto zona të shpallura nën mbrojtje.

9-KRRTRSH miratoi sot në parim shfuqizimin e vendimeve dhe lejeve të ndërtimit të KRRT-së së Bashkisë Sarandë, për tre objekte. Lejet e ndërtimit për këto objekte janë dhënë brenda zonës së qendrës së qytetit dhe bien në kundërshtim me studimin e sapomiratuar. Njëri prej tyre ndodhet madje në zonën e Portit, e cila po rikonstruktohet me fondet e Bankës Botërore. Për këtë KRRTRSH shprehu mirëkuptimin që t'i kërkojë Këshillit të Ministrave të fillojë procedurat e shpronësimit për interes publik për këto subjekte.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›