I nderuar Zoti Kryetar Te nderuar kolege deputet Ne vizionin e Qeverise Shqiptare, administrata publike eshte nje ure lidhese ndermjet politikes dhe shoqerise, qe siguron ne menyre efektive kanali
I nderuar Zoti Kryetar
Te nderuar kolege deputet
Ne vizionin e Qeverise Shqiptare, administrata publike eshte nje ure lidhese ndermjet politikes dhe shoqerise, qe siguron ne menyre efektive kanalizimin e kontributeve sociale ne realizimin efikas te sherbimeve dhe te te mirave publike si dhe siguron kuadrin e nevojshem per zhvillimin ekonomik dhe shoqeror te vendit. Eshte pikerisht ky vizion qe na ka ndihmuar ne te zhvillojme dhe implementojme një ligj bashkëkohor, modern dhe efikas.
Reformimi i sherbimit civil sipas parimeve te profesionalizmit, meritokracise dhe stabilitetit perben nje hap te pare dhe shume te rendesishem ne nje kuader kompleks dhe te qendrueshem te programit te Qeverise Shqiptare per reformimin e administrates publike si dhe perben investimin me te madh per te ardhmen e shtetit shqiptar ne procesin e stabilizim asociimit ne strukturat euroatlantike.
Ne vitin 1997, megjithe perpjekjet e deri atehershme per te futur disa elemente te sherbimit civil, ne gjetem nje administrate te atrofizuar, ku politizimi, nepotizimi, mungesa e profesionalizimit dhe paqendrueshmeria ishin tiparet baze te administrates publike. Ne gjetem nje ligj te pazbatuar dhe te pazbatueshem per sherbimin civil, pa institucione te ngritura dhe funksionale qe te mbeshtesnin implementimin e tij.
Reforma e sherbimit civil nisur nga Qeveria e Mazhorances Socialiste ne vitin 1998, ka qene nje reforme e veshtire dhe teper komplekse qe ka patur dhe vazhdon te kete ne fokusin e saj:
1. profesionalizmin, meritokracine, konkurimin dhe transparencen ne sherbimin civil
2. qendrueshmerine dhe stabilitetin e administrates, dhe
3. pa-anesine politike te saj.
Ne nje periudhe kohore me pak se kater vjecare ne mundem te hartojme dhe miratojme nje legjislacion te plote dhe bashkekohor, krijuam institucionet e nevojshme per zbatimin e ligjit, ne implementuam kete ligj ne institucionet e administrates qendrore me hapa te sigurta dhe krijuam eksperiencen dhe bazat per shtrirjen e zbatimit te ketij legjislacioni ne gjithe administraten publike.
Ne kthyem ligjshmerine, konkurimin e hapur dhe qendrueshmerine ne rregullen baze te funksionimit te sherbimit civil dhe aktualisht po investojme nepermjet nje strategjie konkrete per forcimin e kapaciteteve te administrates publike.
Sigurisht qe nje ndermarrje e tille nuk ka qene dhe nuk eshte e lehte. Reforma ne sherbimin civil ka kerkuar dhe vazhdon te kerkoje nje ndryshim te mendesise te te gjithe shoqerise shqiptare, por ne rradhe te pare te politikaneve shqiptare, te cilet pse jo e kane pranuar me vonese dhe skepticizem kete reforme, nje skepticizem i pare qe ne momentet e para te miratimit te ligjit.
Ne hartimin dhe zbatimin e kesaj reforme, ne kemi patur mbeshtetjen e te gjithe partnereve nderkombetare, te cilat kane vleresuar maksimalisht punen e strukturave te specializuara, por edhe na kane terhequr vemendjen kur ka qene rasti, duke nxitur thellimin dhe ritmet e zhvillimit te saj.
Sidoqofte, vazhdimi dhe thellimi i kesaj reforme deri ne hallken e fundit ate te kryerjes se sherbimeve publike, mbetet nje nga sfidat dhe nje nga investimet strategjike te qeverise shqiptare, dhe jo vetem te saj, por edhe per te gjitha qeverite qe do te vijne, per te arritur ne standartet e nje qeverisjeje jo vetem demokratike, por ne te njejten kohe edhe efikase.
Te nderuar kolege deputete,
Pikerisht ne kete kuader, sot para nesh paraqitet raporti i Komisionit te Sherbimit Civil, nje institucion i pavarur nga ekzekutivi, i ngritur ne menyren me transparente te mundur, karakteristike per qeverisjen Socialite, i votuar nga ky Kuvend dhe qe detyrohet me ligj te raportoje perpara tij.
Pa dashur te ndalem ne menyre te hollesishme, lidhur me raportin e Komisionit te Sherbimit Civil, me lejoni te permbledh fare shkurt punen e saj ne zhvillimin dhe zbatimin e reformes ne sherbimin gjate vitit 2003 ne tre drejtimet kryesore :
1.Permiresimet ligjore dhe shtrirja e fushes se veprimit te ligjit
2.Zbatimi i ligjit,
3.Forcimi i kapaciteteve
1. Permiresimet ligjore
Gjate vitit 2003 ky Kuvend dhe Qeveria Shqiptare ka miratuar disa akte ligjore dhe nen ligjore. Nje nderhyrje e rendesishme ne fushen e legjislacionit dhe nje hap perpara ne fushen e standarteve ka qene miratimi nga ky kuvend i ligjit "Per rregullat e etikes ne administraten publike".
Keshilli i Ministrave, ka miratuar vendimin per procedurat e emerimit dhe lirimit nga detyra te drejtuesve te institucioneve ne varesi te Keshillit te Ministrave dhe ministrive te linjes, i cili ka formalizuar proceduren e transparences, konkurimit dhe meritokracise ne nivelet me te larta te institucioneve dhe pikerisht titullaret e ketyre institucioneve.
Nje tjeter inisiative e ndermarre ne fushen e permiresimeve legjislative lidhet me shtrirjen e frymes dhe parimeve te parashikuara ne legjislacionin per sherbimin civil edhe ne institucione te tjera te administrates qendrore, konkretisht eshte nderhyre ne tre ligje qe konsakrojne zbatimin e legjislacionit te sherbimit civil per nepunesit e disa institucioneve te nje rendesie te vecante, te cilat nuk kane qene te perfshira ne fushen e zbatimit te ligjit si: Agjensia e Prokurimit Publik, Qendra e Publikimeve Zyrtare si dhe Administrata Tatimore.
Keto nderhyrje ligjore, te cilat jane ne perputhje me rekomandimet e partnereve nderkombetare si Banka Boterore dhe strukturave te specializuara te Bashkimit Europian, do te sherbejne si premise e shtrirjes se fushes se veprimit te ligjit "Statusi i nepunesit civil", ne menyre graduale edhe ne institucionet e tjera te administrates publike.
2.Zbatimi i ligjit
Viti 2003 ka qene viti i thellimit dhe permiresimit te zbatimit te legjislacionit te sherbimit civil. Ne vitin e trete te zbatimit te legjislacionit te sherbimit civil, procedurat e konkurimit perbejne rregullen e pergjithshme te punes ne institucionet e administrates qendrore. Vetem per vitin 2003 jane realizuar ne keto institucione 277 emerime te reja, ose 16.5% e numrit te pergjithshem te pozicioneve te sherbimit civil.
Ne krahasim me vitet e kaluara kemi jo vetem nje rritje te numrit te konkurimeve te realizuara, por ne te njejten kohe edhe nje permiresim te zbatimit te procedures ne realizimin e tyre, qe shprehet ne menyre direkte ne uljen drastike te procedurave te konkurimit te anulluara nga Komisioni i Sherbimit Civil si dhe ne rritjen e konkurences (numrit te kandidateve pjesemarres) per procedurat e zhvilluara te konkurimit. Mesatarisht, sipas viteve, kemi pasur 5,4 kandidate per pozicion pune ne vitin 2001, 7 kandidate ne 2002 dhe 8 kandidate ne vitin 2003. Ne vitin 2003 Komisioni i Sherbimit Civil ka anulluar vetem 4 procedura konkurimi apo ne perqindje vetem 1.44% te procedurave te realizuara. Ky fakt deshmon per nivelin e zbatimit te ligjit ne procesin e rekrutimit te nepunesve civile.
Ne lidhje me problemet e evidentuara, te permendura edhe ne raportin e KSHC, qeveria ka marre masat e nevojshme per te kryer permiresimet e duhura. Keshtu, persa i perket emerimeve me kontrate te perkohshme, fenomen qe ka cenuar procedurat e pranimit, numri tyre per vitin 2003 ka qene 4.8% i numrit te pozicioneve te sherbimit civil ne institucionet e amdinistrates qendrore. Me qellim eleminimin e plote te ketij fenomeni, Kryeministri ka nxjerre nje urdher te veçante per prishjen e menjehershme te ketyre kontratave, duke ngarkuar me pergjegjesi disiplinore ne rastet e moszbatimit personat pergjegjes. Aktualisht mund te deklaroj me kenaqesi qe te gjitha kontratat e perkohshme qe ekzistonin ne fund te vitit 2003 jane shfuqizuar ne te gjithe ministrite e linjes.
Persa i perket pezullimit te konkurimeve apo moszhvillimit te tyre per shkak te mungeses se kandidaturave, pervec forcimit te menyres se testimit, eshte ndermarre nje fushate informimi per rritjen e aplikimeve. Sot, te gjitha vendet e lira publikohen ne median e shkruar dhe ne faqen e internetit te Departamentit te Administrates Publike, nderkohe qe ka filluar nje projekt pilot si dhe eshte hequr kerkesa e vjetersise ne pune per te gjitha pozicionet e specialisteve. Ne kete menyre, edhe studentet e sapodiplomuar, si brenda ashtu edhe jashte vendit, do te kene mundesine te ballafaqohen ne konkurim ne institucionet e administrates publike, duke sjelle eksperiencen e perparuar perendimore .
Ne lidhje me zhvillimin e karrieres se nepunesve civile, konstatojme se gjate vitit 2003 jane rritur me 56% procedurat e levizjeve paralele, krahasuar kjo me vitin 2002. Ky fakt eshte nje tregues i fillimit te funksionimit te sistemit te karrieres ne institucionet e administrates qendrore dhe rritjes se stabilitetit te administrates. Ketij procesi i ka sherbyer edhe perfundimi ne vitin 2003 i procedurave te konfirmimit per 441 nepunes ne ministrite e linjes.
4.Forcimi i kapaciteteve
Qeveria i ka kushtuar nje vemendje te veçante rritjes se kapaciteteve te nepunesve civile te administrates publike, nepermjet trajnimit te tyre. Instituti i Trajnimit te Administrates Publike (ITAP) ka filluar te funksionoje rregullisht dhe te organizoje trajnime per nepunesit e administrates publike. Gjate vitit 2003 nga ITAP jane trajnuar 1167 nepunes civile ne 14 tema trajnimi te ndryshme dhe jane realizuar 72 kurse trajnimi.
Per vitin 2004 ITAP ka parashikuar te trajnoje 3250 nepunes te administrates publike ne 130 kurse te ndryshme trajnimi.
Konkluzione
Reforma ne administrate mbetet nje nga prioritetet e qeverise dhe njekohesisht nje nga reformat me te rendesishme dhe te veshtira per t'u kryer. E themi kete, mbeshtetur ne traditen dhe eksperiencen e krijuar tashme ne Shqiperi si dhe ne faktin se konceptet e reja jane te veshtira per tu pranuar nga te gjithe, kur dihet se tradita jo gjithnje ndryshohet pa veshtiresi..
Performanca e arritur deri me sot ne fushen e reformes ne administrate eshte nje progres real, lehtesisht i matshem dhe i dukshem ne organet e administrates dhe ne realizimin e objektivave te percaktuar ne programet e punes. Nje progres i tille eshte vleresuar edhe nga partneret tane kryesore nderkombetare, te cilet e kane monitoruar ne vazhdimesi ecurine e reformes, duke bere sugjerime konkrete per permiresimin e zbatimit te saj. Suksesi i reformes ne segmentet e administrates ku eshte zbatuar, ka sjelle si pasoje kerkesen e partnereve nderkombetare per shtrirjen e saj ne institucione te tjera. Keto kerkesa perputhen me strategjine e qeverise per reformen ne administrate dhe do te perbejne prioritete te punes per vitin ne vazhdim.
Lidhur me Komisionin e Sherbimit Civil, me organizimin dhe funksionimin e tij, dua te ndalem ne dy aspekte kryesore:
1. Roli aktiv qe duhet te kete Kuvendi persa i perket mbikqyrjes dhe pergjegjshmerise se KSHC ne plotesimin nga ky komision te detyrimeve dhe objektivave qe i jane ngarkuar sipas ligjit, duke njohur dhe vleresuar rolin kyc te ketij institucioni ne suksesin e metejshem te reformes, dhe se dyti
2. Nevojen e thellimit te mbikqyrjes nga Komisioni i Sherbimit Civil te zbatimit te ligjit ne njesite e qeverisjes vendore dhe ne institucionet e pavarura, te cilat perbejne sot hallkat me te dobta te sistemit.
Nese progresi ka qene i konsiderueshem per institucionet e administrates qendrore, shume me teper duhet bere per institucionet e tjera, sepse synimi yne i perbashket, jane standartet e njejta te profesionalizimit dhe qendrueshmerise ne te gjithe administraten publike. Per me teper, kjo behet nje nevoje imediate ne vazhden e procesit te decentralizimit te funksioneve drejt pushtetit vendor. Siç konstatojme edhe nga raporti i KSHC, ne organet e pushtetit vendor vihen re nje sere mangesish ne zbatimin e ligjit dhe situata eshte dukshem larg asaj te institucioneve te administrates qendrore, te cilat mbikqyren ne zbatimin e ligjit nga struktura te specializuara te qeverise.
Komisioni i Sherbimit Civil i ka sot te gjitha mundesite (pervec detyrimit ligjor) te hartoje nje strategji konkrete pune per organet e pushtetit vendor dhe institucionet e pavarura. Nga ana tjeter, edhe ky Kuvend, si institucion kontrolli, duhet te mbikqyre ne menyre periodike ( dhe jo vetem nje here ne vit) aktivitetin e komisionit si dhe analizoje punen e kryer me qellim marrjen e masave perkatese per permiresimin e saj.
Ju faleminderit per vemendjen!