E Diel, 1 Nëntor 2026

Nën drejtimin e Zëvëndëskryeministrit Namik Dokle është mbledhur sot pasdite Kominiteti Ndërministror i Integrimit. Në qëndër të vëmëndjes së këtij takimi ishin përgatitjet që pala sh

Nën drejtimin e Zëvëndëskryeministrit Namik Dokle është mbledhur sot pasdite Kominiteti Ndërministror i Integrimit. Në qëndër të vëmëndjes së këtij takimi ishin përgatitjet që pala shqiptare ka bërë për raundin teknik të negociatave BE-Shqiperi i cili do të zhvilohet në datë 22 janar 2004. Në fjalën e tij, Zëvëndëskryeministri Namik Dokle theksoi rëndësinë që ka Raundi i i Pestë teknik për vazhdimin me sukses të negociatave me BE në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.

Ministrja e Integrimit Evropian, Ermelinda Meksi raportoi mbi Raundin e tretë zyrtar të negociatave për Draft-Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri, si dhe takimit të Grupit të Punës për Bujqësinë dhe Peshkimin. Problematika kryesore e këtij raundi, sipas Ministres Meksi, kishte të bënte me angazhimet e ndërmarra në kuadër të OBT, të cilat përbëjnë në vetëvete piknisjen e negociatave me pjesën tregtare të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit. Ky angazhim ka qënë objektivi kryesor i punës së përbashkët mes Ministrisë së Integrimit Evropian, Ministrisë së Ekonomisë dhe Ministrisë së Financave, në kuadër të Raundit të Pestë teknik të datës 22 janar 2004. Këto negociata kanë si fokus Protokollin mbi Produktet Bujqësore të Përpunuara, Protokollin mbi Verën dhe Pijet e tjera alkolike, përafimin e legjislacionit, zbatimin e legjislacionit dhe Rregullat e Konkurrencës, pikërisht nenet 70 – 77 të Draft Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit. Gjithashtu, do të diskutohet Aneksin mbi Pronësinë Intelektuale, Industriale dhe Komerciale.

Më pas, Ministrat anëtarë të Komitetit Ndërmistror të Integrimit u njohën me rezultatet e Raundit të Tretë dhe të Katërt të Negociatave për Projektmarrëveshjen e Ripranimit ndërmjet BE dhe Shqipërisë. Ajo çka është theksuar në mbledhjen e KNI-së ishin sukseset e arritura në përfarimin e kësaj marrëveshje dhe zbatimi i mëvonshëm i saj që konsiderohet si një element kyç në lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë. Në këto dy raunde, sipas Ministres së Integrimit Evropian Ermelinda Meksi, u ra dakord që gjatë 6 mujorit të parë 2004 të dy palët, BE dhe Shqipëri të procedojnë me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, çka nënkupton ndjekjen e të gjitha procedurave të brëndshme ligjore që kërkon nënshkrimi i saj.
Në përfundim, Zëvëndëskryeministri Namik Dokle theksoi domosodshmërinë për ngritjen e mëtejshme të nivelit të negocimit me Bepër të garantuar negoociata të suksesshme me 22 janar.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›