E Diel, 1 Nëntor 2026

Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave miratoi disa ndryshime në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, të cilat synojnë parandalimin dhe ndëshkimin e fenomeneve të emigracionit dhe

Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave miratoi disa ndryshime në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, të cilat synojnë parandalimin dhe ndëshkimin e fenomeneve të emigracionit dhe trafikut të paligjshëm të qënieve njerëzore.

Ndryshimet e propozuara në projejktligjin "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7895, datë 27.1.1995, "Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar, janë pjesë e programit legjislativ, me objekt luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve, në veçanti atyre të qënieve njerëzore, terrorizmit, korrupsionit, pastrimit të parave dhe krimit ekonomik.

Ky projektligj si dhe e gjithë paketa ligjore e propozuar nga Ministria e Drejtëisë është reflektim i mbledhjes konsultative që Kryeministri Fatos Nano thirri para dy ditësh me drejtuesit e lartë të institucioneve të Rendit Publik dhe Drejtësisë, për masat që do të merren në vijim për lufëtn kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve.

"Në vlerësimin tim kjo nismë ligjvënëse që po ushtrojmë sot është përgjigje reale ndaj krimit të organizuar, në radhë të parë dhe ndaj të gjithë atyre që spekullojnë për mungesë veprimi politik apo ligjor", është shprehur Kryeministri Nano gjatë shqyrtimit të këtij projektligji.

Ndryshimet e propozuara synojnë:

- Përmirësimin e disa dispozitave tipike që lidhen me parandalimin dhe ndëshkimin e fenomeneve të emigrimit të paligjshëm, trafikimit ëpr qëllime fitimi në të holla, për t'i shitur, shfrytëzuar, abuzuar apo përdorur si skllevër më vende të tjera.

Ndryshimet paraqersin nevojën ëpr të reaguar, duke ashpërsyuar sanksionet, ndaj rrezikshmërisë së veprave penale ët trafikimit, pasojave të rënda që ato prodhojnë, parave të pista dhe bizneseve të paligjshme ët pjesëtarëve të krimit të organizuar, deri tek mbështetësit e tyre në nivele më të ulta.

Këto ndryshime reflektojnë:
1. Problemet e ndeshura në praktikë, në zbatimibn e Kodit Penal dhe përvojën në luftën kundër trafiqeve
2. përmbajtjen e dispozitave të Konventës së OKB-së kundër krimit të organizuar transnacional, palë e së cilës është edhe Shqipëria.

Në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, në projekt paraqiten edhe ndryshime në dispozitat penale që kanë të bëjnë me fallcifikimet dhe dokumentat e fallsifikuara duke ashpërsuar sanksionet ndaj tyre.

Gjithashtu Këshilli i Ministrave miratua sot edhe disa ndryshime në Kodin e Proçedurës Penale të Republikës së Shqipërisë, që kanë për qëllim rritjen e efektivitetit të veprimtarisë së policisë, prokurorisë dhe gjykatës për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, të trafiqeve, korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Përmirësimet e propozuara në projektligjin "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7905, datë 21.3.1995, "Kodi i Proçedurës Penale i Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar, bëhen kryesisht në kapitullin e provave dhe atë të veprimeve me inisiativë të policisë gjyqsore që lidhen me teknikat e hetimit dhe konkretisht:

- Në kapitullin e përgjimeve përcaktohen saktë llojet e përgjimeve dhe krimet për të cilat lejohen, duke vendosur dhe rregullat e ankimit kundër vendimit të përgjimit.

- Në veprimet hetimore të policisë gjyqsore shtohen edhe veprimet simuluese, si shitja e sendeve të lidhur me një krim, simulimi i një akti korruptiv, etj. veprime këto të cilat mund të kryhen vetëm ndaj një personi, për të cilin ka dyshime se ka kryer në krim.

- Mënyra e caktimit dhe veprimet që kryen punonjësi i infiltruar

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›