E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nën hetim ish-presidentja e Filipineve, akuza për mashtrim

Akuzat për mashtrime zgjedhore tashmë kanë marrë një rrugë ligjore për ish-presidenten e Filipineve, Gloria Makapagal Arrojo. Për këtë çështje, avokatët e ish-presidentes së Filipinëve, janë duke u përgatitur për kundërshtimin e arrestimit të saj.

Njëri nga avokatët e familjes Arrojo, Ferdinand Topakio deklaroi se ekipi i ish-presidentes, do të paraqesë disa shkresa, duke nisur nga dita e hënë, për të kundërshtuar akuzat për sabotimin e zgjedhjeve.

Arrojo u arrestua  ditën e premte, në një spital privat në Manila.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›