E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinë, shpërthim në uzinë, 14 të vdekur

14 të vdekur dhe 5 të plagosur është bilanci i një shpërthimi të ndodhur në një uzinë kimike, në lindje të Kinës.

Sipas mediave shtetërore të lajmeve, mësohet se shpërthimi ka ndodhur të shtunën, në një uzinë në krahinën Shandong.

Gjatë shpërthimit nuk janë lëshuar substanca toksike apo të dëmshme. Ndërkaq, kanë nisur hetimet për të mësuar shkaqet e shpërthimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›