Lamtumira e qetë e Updike të madh
Kur shkruaj i drejtohem jo atij që
banon në zemër të Nju Jorkut,
por atij që e çon jetën në perifer
itë e errëta të krahinave. Parafytyroj
djemtë e rinj fshatarë tek shkojnë
në libraritë e fshatrave me mëngët
përveshur e gjithë djersë, të cilët rrëmojnë
nëpër libra për të shuar etjen që
kanë për jetën". Pamohueshmërisht i
bardhë, heteroseksual dhe protestant,
gjatë jetës së tij, Updike mbarti mbi supe
barrën e të qenit një shkrimtar që nuk
ishte i zi, nuk ishte femër, nuk ishte hebre,
nuk ishte homoseksual dhe që i
përkiste një kulture të caktuar, por që
qëndronte gjithmonë në anën "e gabuar"
të çështjeve, për të cilat ekzistonin konsensuse
të heshtura. Ai mbështeti ndërhyrjen
e amerikanëve në Vietnam dhe
vuri në dyshim mençurinë e qeverisë në
mbështetjen për artet. Shkroi plot pasion
dhe hir për dashurinë ndaj grave, por
njëherazi bëri edhe përshkrime elegante
për homoseksualizmin, që për hir të së
vërtetës nuk ishte përkatësia e tij. Gjithë
kundërshtitë që bënte bashkë një personalitet
si Updike bënë që e kaluara e
tij, prejardhja modeste të ishte një fakt i
përmendur shumë rrallë. Ai lindi në Shillington,
një qytet i vogël në lindje të Pensilvanisë,
në afërsi të qytetit të Readingut.
I ati, Weslej, pas një periudhe papunësie
në vitin 1930, gjeti një punë të
paguar shumë keq si mësues matematike
në një shkollë të mesme lokale. Një
republikan i kahershëm, ai ndryshoi krah
dhe vendosi të votojë për Ruzveltin. E
ëma e shkrimtarit, Linda Hoyer, ishte një
grua me shumë interesa kulturore dhe
aspirata të larta, pavarësisht se ishte
shitëse në një dyqan në zonës. Ajo kishte
një diplomë për gjuhën angleze nga Universiteti
i famshëm i Cornell-it dhe dëshironte
të bëhej shkrimtare. Në vitet e fundit
të jetës arriti që të botonte dy vëllime
me tregime "Magjia", në vitin 1971 dhe
"Predatori", 1990. I biri, John, trashëgoi
pasionin dhe ambicien e saj artistike që
në moshë të hershme. Kujtimet e
djalërisë i lidhen gjithmonë me ritmin e
tasteve të makinës së shkrimit të së ëmës.
Familja e Updike ishte një mbështetëse
e vazhdueshme e demokratëve, deri në
fund. Madje, edhe në zgjedhjet e fundit
shkrimtari i madh ishte një nga mbështetësit
më të zjarrtë të Barak Obamës dhe
ndaj kandidates për numrin dy të republikanëve,
Sarah Palin u shpreh shumë
keq. Kur mësoi se të dy kandidatët presidenciale
si Obama, ashtu edhe MekKejn
i konsideronin librat e tij si të preferuarit
e tyre, mbeti i çuditur. Në fëmijëri
shkollimin e nisi në një shkollë Lutheriane
dhe më pas familja u zhvendos në
një qytet më të madh të Pensilvanisë,
Plouvile. John Updike, një nga shkrimtarët
më "urbanë" të Amerikës, i
kaloi vitet e adoleshencës në një fermë
shumë të vogël. Shillingtoni i fëmijërisë
ishte copëza e tokës që e mbarte me vete
kudo që shkonte. Ai ishte Dublini i tij,
Parisi, Londra… "E kam dashur Shillingtonin
sikurse dua trupin tim, ndërgjegjen
time, sepse janë sinonime të qenies
sime", shkruante shkrimtari në një intervistë.
Ndjenja e përkatësisë bëri që vëmendja
e tij e hershme në shkrime, por
edhe më vonë, të përqendrohej te jeta
dhe ekzistenca e njeriut të thjeshtë, të
shtresës së mesme. "Aty ndodhesha komod
dhe pikërisht aty ishin edhe lajmet
dhe brumi i shkrimeve të mia". Në fëmijëri
dhe adoleshencë Updike ishte një
djalë i gjatë, i ndrojtur, me një hundë të
madhe romake, që gjente kënaqësi të jashtëzakonshme
te piktura dhe të shkruarit.
Ishte një karikaturist shumë i talentuar
dhe shpresonte që një ditë të
punonte në studiot e "Walt Disney". Shkruante
rregullisht për disa revista komike
të zonës dhe madje më vonë fitoi
edhe një bursë për në Harvard. Aty u
njoh me kritikun e famshëm Christofer
Lasch. Megjithëse shumë i talentuar në
shkrime, nuk u përfshi në stafin e revistës
së universitetit, i cili përbëhej nga djem
shumë ambiciozë, që nuk lejonin asnjë
të huaj të bëhej pjesë e rrethit të tyre. Por,
megjithatë, nuk ndenji duarkryq. Preferoi
që të shkruante në një revistë komike,
jo shumë të
famshme, me
profil satirën
dhe parodinë.
Më pas u zgjodh
edhe
kryeredaktori
i saj. Me gjithë
dëshirën për
të shkruar
dhe talentin,
ai u rrëzua dy
herë në
provimin e të
shkruarit krijues
dhe nuk
u vu re nga
"gjuajtësit" e
talenteve në
rrethet letrare
të Bostonit.
Ende në moshë të re u martua me Meri
Pnington, një studente arti e kolegjit
Redklif. Studimet i thelloi edhe në shkollën
e vizatimit Ruskin në Oksford, ku
çiftit i erdhi në jetë edhe fëmija i parë,
Elisabeta, në vitin 1955. Po atë vit Updike
kthehet në Shtetet e Bashkuara për të
filluar punë në revistën "New Yorker", ku,
ndër të tjera, kishte edhe një kolonë të
përjavshme me titull "Llafet e qytetit".
Kjo revistë pati një ndikim shumë të
madh tek Updike që në vitet e adoleshencës.
Ai e admironte për mënyrën e të
shtypurit dhe mençurinë e mendësinë
kozmopolitane që përçonte. Me sugjerimin
e së ëmës ai i kishte dërguar revistës
shkrime dhe poema, që edhe pse nuk i
ishin botuar fillimisht, e bënë shumë të
lidhur me stafin. Pas kthimit nga Anglia,
Updike iu kushtua gazetarisë. Ishte koha
e luftës së Vietnamit dhe për shkaqe
shëndetësore ai nuk shkoi ushtar, por
ndiqte gjithçka në televizor, ndërkohë që
shkruante dhe ngjiste njëra pas tjetrës
shkallët drejtuese në revistë. Me të
ardhurat e mira që fitonte nga puna, çifti
mori me qira një apartament të vogël më
Manhatanin perëndimor. Ishte një periudhë
zbulimesh të mrekullueshme
letrare. Fillimisht ai lexoi Nabokovin, më
pas Joyce, Proust dhe Kierkegardin. Admironte
mënyrën se si shkruante JD
Salinger dhe se si edhe përmes tregimit
të shkurtër i jepte shumë frymëmarrje
realitetit amerikan të pasluftës. Kur nuk
punonte për revistën, ai i kushtohej një
dorëshkrimi të gjatë me titull "Shtëpia",
që kishte të bënte me gjithë jetën e tij deri
në moshën 16-vjeçare. Ishte një përmbledhje
tregimesh të shkurtra, por që më
pas u shndërrua në romanin e tij të parë.
Updike nuk ishte opinionist i mirë. Atij i
interesonin më shumë faktet, gjërat që
mund të nuhateshin dhe të prekeshin.
Në revistën "New Yorker" qëndroi 20
muaj dhe e ndjeu që qyteti e shpërqendronte
shumë në atë që kërkonte të
bënte dhe se mund t‘i kërcënonte edhe
krijimtarinë. Në vitin 2003 shkruante:
"Nju Jorku, gjatë 20 muajve të mi në këtë
qytet, nuk më dukej thelbi i vërtetë i
Amerikës. Ai ishte diku gjetkë dhe mua
më duhej të shkoja ta gjeja". Me këtë
mendje la punën, edhe pse vazhdonte që
të shkruante kolonën e përjavshme dhe
nisi të jetonte vetëm me të ardhurat që
merrte nga botimi i tregimeve, deri sa u
zhvendos në një rajon të Masaçusetsit.
Aty solli në jetë edhe tre fëmijë të tjerë
dhe nisi të bëhej pjesë e komunitetit,
qytezës. Romani debutues i Updike ishte
"Panairi i të varfërve" (1959), një vëzhgim
mjeshtëror i banorëve të një shtëpie
pleqsh, që ishin përfshirë në një "betejë"
përplasjeje vlerash mes një ish të burgosuri
dhe një shefi të shtëpisë, që besonte
në perfeksionin e njeriut. Mënyra
brilante e të shprehurit e Updike u prit
shumë mirë nga kritika në vitin 1959. Pjesa
më e madhe e konsideruan romanin e
parë "të shkruar shumë mirë, por pak të
paformë dhe që nuk të mbetej gjatë në
mendje". Por reputacionin e vërtetë si
shkrimtar i afirmuar Updike e arriti me
botimin e dy vëllimeve me tregime, "E
njëjta derë" (1959) dhe "Pendët e pëllumbit"
(1962). Por atë çka kritikët mund
ta falnin, apo edhe të admironin te shkrimtarë
si Borges, apo Nabokov (dy shkrimtarë
që Updike i çmonte shumë) e
shihnin me shumë dyshim tek amerikani
i ri. Shpesh ata druheshin se mos Updike
ishte thjesht një stilist i përkryer, por i
zbrazët e pa brendi. Vetë shkrimtari u
mundua që t‘i jepte një sërë përgjigjesh
kësaj lloj kritike të hidhur dhe sigurisht
që e bëri në mënyrën më të mirë të
mundshme, përmes veprave të tij. Kështu
erdhën romanet "Lepur, ik" (1960), që
ishte edhe libri i parë i shumë të tjerëve
që pasuan në 4 dekadat në vijim, ku shkrimtari
rrëfen për ish-shokun e
skuadrës së basketbollit "Lepur" Angstrom.
Bëhet fjalë për 4 romane që dolën
në intervale kohore një herë në dhjetë
vjet dhe që flasin për ndryshimet në vite
të njerëzve të zakonshëm, të fateve,
mendësive e dashurive. Romanet e
"Lepurit" kishin në vetvete një ambicie
më të madhe se sa thjesht rrëfimin e
dokeve dhe zakoneve amerikane. Ato i
dhanë mundësi shkrimtarit që të
rrëfente për venitjen dhe zvetënimin e
mashkullit dhe femrës amerikane. Këto
romane u vlerësuan shumë dhe morën
një lumë çmimesh, ndër të cilat ishin dy
çmime "Pulitzer" për romanin më të
mirë. Në vitin 1982 shkrimtari doli për
herë të dytë në kopertinën e revistës
"Time". "Më pëlqen shumë pjesa qendrore
e Shteteve të Bashkuara. Pikërisht
aty ndodhin përplasjet dhe konfliktet e
vërteta", thoshte në një intervistë shkrimtari.
"Centauri" (1963) ishte një
tentativë për të qenë më shumë serioz
në trajtimin e temave dhe me këtë libër
Updike fitoi çmimin Kombëtar për
Letërsinë. Vitet ‘60 ishin një periudhë
relativisht e mbarë për Shtetet e Bashkuara,
veçanërisht për një shkrimtar të
ri. Updike mori me qira një studio mbi
një restorant në qendër të qytezës, ku
jetonte dhe shkruante çdo ditë që herët
në mëngjes me makinën e tij të shkrimit.
Për herë të parë e përdori kompjuterin
në vitin 1983. Veç punës intensive ai i
vinte vetes si qëllim që të bënte lëvizje
të shpeshta në Nju Jork, e qytete të tjera
të mëdha, ku vizitonte muzetë dhe rrethet
letrare. Ndryshimet e mëdha që
sollën vitet ‘60 kishin një ndikim shumë
të madh edhe në jetën personale të shkrimtarit.
Jeta e të rinjve ishte përfshirë
nga "valët" e revolucionit seksual. Kur u
botua romani i tij i pestë "Çiftet", në vitin
1968, Updike zuri menjëherë vendin e
parë në listën e librave më të shitur dhe
vazhdoi të qëndronte në ato pozita deri
në fund. Për sa i përket romanit, ai ishte
një portret ambicioz i brezit të parë postpuritan
të Amerikës, ku paratë dhe droga
formëzonin sfondin në të cilën zhvillohet
historia e 10 çifteve të ndryshme
në një periudhë shumë të vështirë për
martesat dhe çiftet që po përjetonin kriza
të mëdha. Updike nuk bënte pjesë në
kategorinë e "djemve të këqij", megjithatë
ishte i pajisur me një "shije të mirë"
për femrat. Në librat e tij ka shkruar
shumë për to, për seksin, lëkurën, flokët
e aromën dhe gjithmonë me një mjeshtëri,
shpesh me humor dhe kënaqësi të
patreguar. Për sa i përket jetës së çifteve,
ai nuk mbante anë të caktuara, ndërsa
për sa i përket moralit të tyre dhe tradhtive,
nuk mundohej të gjykonte. Ai
thjesht vëzhgonte dhe përshkruante
sikundër bënë në kohën e tyre edhe
Flober e Joyce dhe sikundër duhet të
bëjë një romancier i mirë. Shkrimtari u
nda nga bashkëshortja në mënyrë
miqësore në vitin 1976 dhe një vit më
vonë ai u martua me Martha Bernhard.
Fundi i martesës së parë i dha një material
të pasur e të bollshëm për një cikël
autobiografik historish për Richard dhe
Joan Maples, martesa e të cilëve ndodhej
në vështirësi. Në vitet ‘70, Updike
ishte shndërruar në një figurë publike.
Në vitin 1978 botoi "Goditja", në të cilin
u mundua të jepte atë që kishte parë
gjatë udhëtimeve të shpeshta në Afrikë.
Ai shkroi edhe një autobiografi
"Vetëndërgjegjja" dhe 4 romane të tjerë
në vitet 1980, një prej të cilëve "Shtrigat
e Eastuikut", ku flet për tendencat e
feminizmit dhe u shndërrua më vonë
në një film shumë të suksesshëm. Më
pas vijnë romane të tjerë si "Përtejeta"
(1994, kujtime të administratës së
Presidentit Ford), "Historia" e të tjera,
e të tjera. Cilësia e prozës së Updikes
erdhi gjithnjë duke u përmirësuar e
perfeksionuar nga dhjetëvjeçari në dhjetëvjeçar.
Një nga kritikët më të mirë
amerikanë ka shkruar për Updike: "Ai
ka bërë për pasurimin tonë më shumë
se të gjithë bankierët, brokerat e marrë
së bashku dhe me ndryshimin që librat
e Updike, ndryshe nga vlera e aksioneve
të bursës, do të kenë një vlerë të
përjetshme".