V E N D I M PËR HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, “MASTER I NIVELIT TË PAR˔, NË UNIVERSITETIT E TIRANËS
V E N D I M
PËR
HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, “MASTER I NIVELIT TË PARË”, NË UNIVERSITETIT E TIRANËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, pikat 1, 2 e 3, e 42, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Hapjen në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin Histori Filologji, të programeve të studimit të ciklit të dytë, “Master i nivelit të parë” në:
a) “Redaktori”, në përfundim të të cilit lëshohet diploma “Master i nivelit të parë” MNP, në redaktori;
b) “Gjeomorfologji”, në përfundim të të cilit lëshohet diploma “Master i nivelit të parë”, MNP, në gjeomorfologji;
c) “Arkivistikë”, në përfundim të të cilit lëshohet diploma “Master i nivelit të parë” MNP, në arkivistikë;
2. Programet e studimeve të ciklit të dytë, “Master i nivelit të parë” realizohen me 60 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është një vit.
3. Këto programe studimi të fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009-2010.
4. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti vjetor, miratuar për Universitetin e Tiranës.
5. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti i Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
30/09/2009