E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, “MASTER I NIVELIT TË PAR˔, NË UNIVERSITETIT “LUIGJ GURAKUQI”, SHKODËR

V E N D I M 

PËR 

HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, “MASTER I NIVELIT TË PARË”, NË UNIVERSITETIT “LUIGJ GURAKUQI”, SHKODËR

 Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, pikat 1, 2 e 3, e 42, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

 V E N D O S I:

 1.     Hapjen, në universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, të programit të studimit të ciklit të dytë, “Master i nivelit të parë”, në “Përkthim dhe interpretim në gjuhën gjermane”, në përfundim të të cilit lëshohet diploma “Master i nivelit të parë”, MNP, në përkthim dhe interpretim në gjuhën gjermane.

 2.     Programi i studimit të ciklit të dytë, “Master i nivelit të parë”, realizohen me 60 kredite dhe kohë zgjatja normale e tij është një vit.

 3.     Ky program studimi të fillojë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009-2010.

 4.     Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti vjetor, miratuar për universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.

 5.   Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, për zbatimin e këtij vendimi.

 Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 K R Y E M I N I S T R I

 SALI  BERISHA


30/09/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›