E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hiqen kontejneret e vendosur ne dy rruge te veriut

Autoritetet komunale te Zubin-Potokut dhe te Zvecanit (ne zonen veriore te Kosoves) hoqen dje pasdite kontejneret qe kishin vendosur "per nevojat e policise" ne dy rruge kryesore te kesaj zone. "Kontejneret e vendosur dite me pare nga autoritetet lokale te Zubin-Potokut dhe Zvecanit ne rrugen e Ibrit dhe te Adriatikut jane larguar nga aty", tha Besim Hoti, zedhenes i SHPK-se ne Mitrovice.
Vendosjen e kontejnereve shqiptaret e konsideruan si perpjekje per te zhvendosur kufirin dhe per te krijuar ndarjen e Kosoves. Kontejneret u hoqen pas presionit qe u be nga banoret shqiptare te zones dhe forcat e sigurise nderkombetare. Pas largimit te kontejnerit nga rruga e Adriatikut, nenkryetari i Komunes se Zubin Potokut, Agim Hasani, tha se ne Caber, fshati i vetem shqiptar i kesaj komune, ka pasur qetesi dhe tensioni eshte ulur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›