Nëna e Gentës: Fotot skandal, në fshat nuk dinë gjë, nami në Tiranë
TIRANE - Nëna e Gentës në BB5 shprehet se djali që vajza e saj do, Rubensi ka publikuar fotot skandal.
“U ndjeva shumë keq, nuk gjej dot fjalë për ta përshkruar atë që ndjeva. Rubensi i ka hedhur ato foto dhe nuk e di se si e ka gjetur guximin për ta bërë këtë gjë.”
E ftuar në emisionin ‘Fan Club’ në Top Channel, nëna e Genta Gjalpit shpjegon se kurrë nuk e ka pranuar lidhjen e vajzës së saj me Rubensin.
“Nuk e donim lidhjen sepse ata ishin të vegjël dhe Genta duhej të vazhdonte shkollën. Vetëm në Tiranë është folur për këtë lidhje e ka pasur thashetheme. Në fshatin tonë njerëzit shohin punën e tyre.”
Më tej, zonja këmbëngul se fotot erotike janë publikuar nga ish i dashuri i vajzës: “Ato foto i kanë pasur vetëm ata të dy dhe ai i ka thënë që fotot do i publikonte nëse Genta hynte në Big Brother.”
”Për mua historia me Rubensin është e mbyllur, por nuk e di si do reagojë ajo. Ne do e mbështesim shumë Gentën”, përfundon e ëma e konkurrentes së Big Brother.
(d.b/BalkanWeb)