E Diel, 1 Nëntor 2026

“Nëna e Madhe” e jetimëve

14/03/2005  Çdo njëri prej tyre ka një histori, tashmë të hedhur pas krahëve, janë bërë artista, sportistë e pedegogë

Evanthi Ciko tregon si i përgatiti për jetën fëmijët, i ndoqi në shkoll, e derisa u martuan

Ndërsa ulet, në tavolinën e punës, Evanthi Ciko gjen listën e emrave të djemëve dhe vajzave më problematik të Shtëpisë së Fëmijës. Ia kishte lënë Drejtori i mëparshëm. Në krye të listës ishte Dashamiri me Margaritën. “Dashi ishte shumë çamarok, në xhepat e tij gjeje, gozhdë, kaçavida, pinca, çfarë s’gjeje. Margarita ishte si më e madhja dhe mbahej si më e “forta” nga të gjthë. Atëherë ç’bëra, Dashin e vendosa kryetar të grupit të djemve dhe Margaritën të vajzave, dhe çdo djal i rritur kishte në kujdestari deri 10 fëmijë më të vegjël. Çamarokët ndryshuan, nga më të këqinjtë u bënë më të mirët, pasi duhet të mësonin dhe të tjerët”, tregon Evanthi Ciko, sot 84-vjeçe, ish-Drejtoresha e Shtëpisë së Fëmijës. Ajo ka punuar aty në pesë vitet e fundit të saj, që ishin dhe më të vështirët, por ka kujtime e mbresa pa fund. Tashmë, Margarita është biznesmene e suksesshme dhe Dashamir Tatili, po aq i suksesshëm në rregullimin e paisjeve elektronike, dikur punonjës i Kinostudios. “S’kishte vullnet për shkollë, por kur na u prish televizori, që s’para njihej, se sapo ishte futur në Shqipëri ai e rregulloi”, thotë Evanthia. Nuk ishte e lehtë të bëheshe nënë për gati 260 fëmijë. Sot shumë prej fëmijëve të asaj Shtëpie të madhe i vijnë vizita, e urojnë dhe i janë mirënjohës. Drejtori i Insitutit të Jetimëve, kujton dhe sot se si Evanthia është kujdesur për të dhe motrën e tij. “Paradite mbasdite e gjeje aty, me ne”, tregon Ilir Çumani.

Përgatitja për jetën

Ajo thotë, se e rëndësishme dhe më e vështira ishte t’i përgatisje për jetën, përveç rritjes, shkollimit dhe edukimit të gjithanshëm. Shkolla kishte grupin e korit, të teatrit, por kaq nuk mjaftonte. Ata duhet të mësonin se ç’duhej bërë për të përballuar jetën dhe për këtë duhej punuar. “Për këtë arsye krijova disa grupe, si të qëndistareve, të rrobaqepsisë, të punës me dru, deri dhe të këpucarisë, tregon Evanthia. Ajo tregon, se pas ndërtesës së Shtëpisë së Fëmijës kishin lavanterinë dhe rrobaqepsinë. Në pushimin mes kohës së drekës dhe orarit të fillimit të mësimit, vajzat mernin rrobat e thara, i kontrollonin mos kishin ndonjë kopsë të këputur, ndonjë të shqepur dhe i rregullonin. Më pas nisnin t’i hekurosnin. “Më vonë arritëm t’i krijonim dhe këndin e hekurosjes për çdo dhomë, si për djemtë dhe për vajzat”, tregon Evanthia.

Dhe nëse fëmijët në shkollën 8-vjeçare duhet të përgatiteshin për mësimin e të nesërmes, por dhe për jetën, vështirësia niste kur shkonin në shkollë të mesme.

Në shkollat e mesme, për të marrë një profesion

Do të shkonin në konvikt dhe s’kishin një familje, ku të shkonin as për një të djelë. Shkollat profesionale të Tiranës, liceu artistik, gjuhët e huaja, apo pedagogjikja ishte synimi i shumë prindërve për fëmijët e tyre. Kështu që për jetimët mbeteshin shkollat bujqësore, apo ajo e minierave në Përrenjas. “Por, unë nuk i lash të shkonin në këto shkolla, pasi nuk mund të interesohesha dot po të shpërndaheshin nëpër rrethe. Kam luftuar, që të nisnin shkollat më të mira, pedagogjiken, gjuhët e huaja, politeknikun, liceun. Duhet të ishin afër, që të paktën një të djelë të vinin në Shtëpinë e Fëmijës, të bisedonim, të qanin ndonjë hall”, tregon Evanthia. Asaj i kujtohet, Ylli Beqiri, i cili konkuroi për pikturë. “E kishte fituar konkursin, por nuk ishte nga fillimi. Vajta u interesova, por drejtori më tha që ka shumë kërkesa. Përderisa ka fituar nuk do ta hiqni nga lista, por do ta rregjistroni të parin dhe ashtu u bë”, kujton Evanthia. Më pas Ylli do të konkuronte për në Akademi të Arteve, Evanthia kishte dalë në pension. “Më mori në telefon, përsëri i porosita, nëse fiton nuk do ta hiqni nga lista”, tregon ish-Drejtoresha, të cilën fëmijët, tashmë të rritur e quajnë “Nëna e Madhe”. Por, jo vetëm në shkollë, por disa ajo i ka ndjekur dhe më pas, për disa është bërë sebep për t’i martuar, disave ju ka shkuar dhe në dasëm.

Edhe t’i martosh

“Një vajzë, Hënëzën e kam martuar me një kushuririn tim, një tjetër, Edën me djalin e një shoqes sime dhe të dyja më kanë uruar dhe vazhdojnë të më urojnë sa herë vijnë për vizitë”, tregon Evanthia. Ajo thotë, se sot dëgjon shpesh që kur mbarojnë dhe shkollën e mesme fëmijët e rritur në Shtëpi Fëmije nuk kanë ku jetojnë, s’kanë shtëpi, mezi gjejnë punë.

Punë, shtëpi...

“Atëherë shteti jepte një apartament për dy veta, s’të linte pa shtëpi e pa punë dhe për Dash Tatilin mbaj mend që shkova vet, ju thashë atyre të Kinostudios ta merrnin në punë dhe e morën provizorisht, po pastaj jo vetëm e mbajtën në punë, por i dhanë dhe shtëpi”, tregon Evanthia. Ajo tregon se një pjesë e fëmijëve ishin rritur që në fillim aty, s’njihnin nënë e babë, por një pjesë kishin në mos të dy prindërit, njërin. Jetonin aty pasi nuk kishte familja t’i mbante. Jetonin një periudhë dhe iknin. “Me këta fëmijë ishte më e lehtë puna, ndërsa të tjerët duhet t’i ndiqje gjatë gjithë jetës”, tregon Evnthia, e cila s’ja ka kursyer ndihmën kujt.

Enver Hoxha: Do t’i sjellim këtu këpucët

Me grupin e këpucarisë, Evanthi Ciko, ka kujtime të veçanta. “Shkuam te NISH Këpuca, mora kudhra, çekiç dhe pasije të tjera, që ju duheshin. Fëmijëve ju qepëm përparëse. Disa punëtorë të ndërmarrjes erdhët që t’i mësonim. Fëmijët nisën t’i rregullonin këpucët njëri-tjetërit, jo kur ishin keq fare, por kur haheshin thëmbërat, majat, takat, arrinin t’i rregullonin. Kështu që ekonomisti nuk i çonte më te këpucari i lagjes, përveçse në raste të veçanta dhe kështu, u ul një shpenzim. Një herë një grup oficerësh dhe të rinjsh që ishin rritur në shtëpi fëmije kërkuan që të festonin 50 vjetorin e Strehës Vorfnore. Në këtë festë erdhi dhe Enver Hoxha me Nexhmien. Kur hyri te këpucaria ai u habit. Fëmijët kishin ulur kokat dhe dëgjoheshin zhurmat e çekiçëve. Por hajde moj Nexhmie shihi këta këpucarë. Po i sjellim dhe ne këtu këpucët” citon Evanthia fjalët e Enver Hoxhës.

Personalitete të rritur në Shtëpi Fëmije

Artistë

Kadri Roshi (Aktorë)

Serafin Franku (Regjizorë, aktorë)

Andon Qezari (Aktorë)

Violeta Manushi (Aktore)

Ema Qazimi (Këngëtare)

Viktor Zhusti (Aktorë)

Leonard Bulku (Këngëtarë)

Zoica Hoxha (Balerina e parë shqiptare)

Ylli Beqiri (Kostumograf, Skulptor)

Sportist

Bejkush Birçe (trainier)

Elsa Minqo (notare)

Natasha Sami (notare)

Tatjana Sheshmi (notare)

(Kampione noti, si dhekanë marrë të treja medalje ndërkombëtare në kampionatin e Kinës)

Skënder Ibrahimi (Futbollist)

Petrit Muzaku (Volejbollist)

Shkrimtarë

Ferat Cakaj

Bedri Dedaj

Petraq Qafzezi

Fadil Zeqiri

Siri Sulejmani

Funksionarë

Sami Meçollari (ish-Zv/Minisistër i Mbrojtjes)

Astrit Kalenja (ish-Ministër Shëndetësie)

Said Avdia (Gjeneral)

Ramadan Amja (pilot)

Pedagog

Thoma Muzaku

Neki Lezha

Një pjesë kanë jetuar vetëm disa vite, në jetimore

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›