“Mjaft me gënjeshtra, duam dietat e vitit 2004”
14/03/2005 Policët e Beratit kërcënojnë të hedhin në gjyq, Ministrinë e Rendit Publik
BERAT - Policë të Drejtorisë të Qarkut të Beratit, kërcënojnë të hedhin në gjyq dikasterin blu, ndërkohë që i kanë bërë një letër Ministrit të Rendit Publik, Igli Toska, më anën e të cilës i kërkojnë që t’ju paguhen dietat e fjetjes dhe të ushqimit, për përiudhën maj-qershor 2004, kohë që kanë qenë me shërbim në ndihmë të kolegëve të tyre në qytetin e Vlorës, gjatë sezonit të plazhit. Letra drejtuar kreut të rendit, Toska, i është dërguar rreth një javë më parë.
Sipas burimeve të policisë lokale, mësohet se 22 policëve nënshkrues të kësaj letre, që kanë qenë me shërbim në qytetin bregdetar, sipas ligjit, u takon që shteti t’u paguajë dietat e ushqimit ditor, biletat e udhëtimit, dhe biletat e fjetjes në hotelet e Vlorës. Sipas policëve, që nuk duan të identefikohen,mësohet se disa krerë të policisë edhe nga dikasteri i Ministrisë së Rendit Publik, u është thënë se me ligj u takojnë dietat, por ato ende nuk i ka firmosur ministri Igli Toska.
“Ishim të detyruar që të hanim tre vaktet përjashta dhe të flinim në hotel, sepse nuk kishte vend në komisariatin e policisë, për shkak se kishte shumë policë me shërbim, gjatë sezonit të plazhit. Kur na nisën me shërbim, na thanë se do na paguanin të gjitha dietat, por deri tani nuk na kanë dhënë asnjë lloj diete”, denoncojnë blutë e Beratit.
Disa nga policët, treguan se kanë hyrë në borxhe për të mbajtur familjen.
“Sipas llogarive që këmi bërë për të gjithë policët, shuma e dietave shkon deri në 30 milion lekë të vjetra. Kemi të gjitha dokumentat që i kemi paraqitur në sektorin e llogarisë të firmosura nga shefi i komisariatit dhe drejtori i policisë të Vlorës, por askush deri tani nuk i merr parasysh këto dokumenta”, tregojnë policët.
Më shumë se të gënjyer prej disa muajsh, ata ndjehen të zemëruar me diferencimin që bëhet, kur sipas tyre, kolegët e tyre nga rrethe të tjera i kanë marrë dietat.
“Nuk duam të merremi me llafe të kota, por na kanë thënë se të gjitha rrethet i kanë marrë, jemi vetëm neve, rrethi i Beratit, që nuk i kemi marrë dietat e vitit të kaluar, ndaj një javë më parë i bëmë një letër ministrit të rendit, Toska, ku i kërkojmë të na paguajë dietat, pasi na takojnë me ligj, ndryshe, nëse nuk na paguhen dietat, do t’i kërkojmë ti marrim me gjyq”, përfundojnë ata.