E Shtunë, 31 Tetor 2026

Videoja e Priftit hetimi ne Prokurorine e Pergjithshme

Organi i akuzes ne Tirane konstaton elemente te vepres penale ne videon ku eshte pergjuar Ilir Meta


Hetuesit transferojne dosjen ne organin epror e cila eshte kompetente per hetimin e personave me imunitet parlamentar


TIRANE- Me teper se nje jave pas nisjes se hetimit nga ana e Prokurorise se Tiranes nepermjet njesise se saj Task- Force kunder Korrurpsionit per videon e regjistruar nga Dritan Prifti organi i akuzes ne kryeqytet dergon dosjen ne Prokurorine e Pergjithshme e cila tashme vleresohet se eshte kompetente per hetimin e dosjes.


Burime te organit te hetimit ne kryeqytet pohuan dje per Shekullin se nga verifikimi dhe vleresimi i akteve dhe dokumenteve te mbledhura per gjate nje jave nga ana e tyre pas denoncimit te ish- ministrit te Ekonomise Dritan Prifti jane konstatuar elemente te vepres penale.


Te njejtat burime thane per Shekullin se menjehere pas konstatimit te elementeve te vepres penale jane kryer njoftimet perkatese te drejtuesve te Prokurorise se Tiranes dhe te Prokurorise se Pergjithshme ndersa me pas menjehere eshte nisur edhe pergatitja e dosjes me qellim transferimin saj per ne organin qendror te akuzes.


Burimet e organit te akuzes thane dje per Shekullin se nje veprim i tille eshte kryer per shkak se nga verifikimi dhe administrimi i videos si dhe i provave te tjera shkresore jane gjetur elemente te vepres penale te korrupsionit pasiv nga ish- Zevendeskryeministri dhe ish- ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjitikes Ilir Meta njekohesisht kreu i LSI-se.


Duke qene se kreu z. Meta eshte person me imunitet qe rrjedh nga mandati i deputetit Prokuroria e Tiranes nuk ka kompetence per te ushtruar veprime te tjera hetimore por kjo eshte kompetence e Prokurorise se Pergjithshme. Pritet qe pas transferimit te dosjes ne Prokurorine e Pergjithshme kjo e fundit ne baze te dokumenteve dhe provave te administruara te kerkoje nga Kuvendi i Shqiperise heqjen e imunitetit te kreut te Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta qe gezon nga mandati i deputetit.


Nje veprim i tille pritet te kryhet me qellim thellimin e hetimeve te tjera per ceshtjen e hapur nga Prokuroria e Tiranes me 12 janar te ketij viti per vepren penale te korrupsionit aktiv te personave qe kryejne funksione publike. Hetimet e Prokurorise pritet te shtrihen ne drejtim te sigurimit te provave duke kerkuar tabulate telefonike te personave protagoniste ne videon ku shihen Dritan Prifti dhe Ilir Meta gjate nje bisede te regjistruar ne zyren e Ministrit te Ekonomise dhe Energjitikes.


Ne kohen qe eshte regjistruar videoja ajo drejtohej nga Dritan Prifti i cili u pasua nga Ilir Meta ne kete funksion. Prokuroria e Tiranes ka nisur hetimet per video-skandalin e publikuar ne televizionin Top Channel ne emisionin investigativ Fiks Fare. Ne video ish-zv/kryeministri Ilir Meta implikohet ne afera korruptive.


Videoja prokuroria nisi menjehere hetimin pas transmetimit


Drejtuesi i njesise Task-Force Dritan Rreshka kishte caktuar Gentian Osmanin per verifikimin e faktit kriminal te video-skandalit te publikuar. Prokuroria e kryeqytetit me iniciativen e saj pas publikimit te videos ku shfaqen dy deputetet Ilir Meta dhe Dritan Prifti te filmuar ne zyren e ketij te fundit ku dhe diskutohet per disa dyshime kriminale ka nisur verifikimin- tha prokuroria pas nisjes se hetimeve.


Duke qene se ne kete rast evidentohet pergjegjesia penale dhe konstatohet se protagoniste te ketij fakti kriminal jane deputete atehere dosja do te delegohet ne Prokurorine e Pergjithshme per te perpiluar kerkesen drejtuar Kuvendit per heqjen e imunitetit - thane burimet zyrtare te Prokurorise se Tiranes.


Ne lidhje me kete skandal prokuroria e Tiranes ka marre ne pyetje dy here ish- Ministrin e Ekonomise Tregtise dhe Energjitikes Dritan Prifti per te sqaruar rrethana te nevojshme te hetimit. Ai gjithashtu dorezoi ne organin e akuzes videon e plote te filmuar ne zyren e tij ndersa me pare organi i akuzes kishte administruar pamjet e marra nga televizioni Top Channel qe i transmetoi ato gjate emisionit investigativ Fiks Fare.


Meta i kerkoi Priftit ti kryente disa porosi
Ne kete video-skandal duket qarte qe kreu i LSI-se ne ate kohe me detyren e zv.kryeministrit dhe Ministrit te Jashtem i kerkon anetarit te partise se tij te kryeje tri detyra. Mes tyre pervec emerimit te nje inspektori dhe prishjen e nje tenderi per Albpetrolin i kerkon ti jape koncesionin e Shushices shtetasit A. Rrapaj i cili kryente punen e ndermjetesit te kerkuesit shtetasit F. Merkaj.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›