E Diel, 1 Nëntor 2026

Nëna e shokut nuk pranonte në shtëpi lekët

Telefonata

Në orët e pasdites, personave të shoqëruar iu sekuestruan telefonat dhe janë mbajtur hapur. Beqollarit i janë adresuar disa thirrje nga një shok i tij, që mbante paratë. Menjëherë, policia ka marrë kontakt me të, ndërkohë që Beqollari është tradhtuar nga përgjimi dhe ka pranuar vjedhjen. Policia ka shkuar në banesën e shokut të tij, i cili ka rrëfyer se çfarë kishte ndodhur. Madje, në deklaratën e tij është shprehur se kur ishte kthyer nga puna, çantën e kishte lënë në kuzhinë. Nëna e tij, që është bërë kureshtare se çfarë kishte brenda, e kishte hapur dhe kishte zbuluar paratë. Menjëherë, ajo e kishte ngritur nga gjumi dhe i kishte kërkuar llogari për paratë, duke i kërkuar që t’i nxirrte jashtë, ose t’ia çonte të zotit. Kur ai i ka treguar se i përkisnin Beqollarit, ajo është shprehur se do të shkonte t’ia çonte babait të tij, i cili jeton në Berat. Në këto kushte, shoku i tij është detyruar t’i telefonojnë dhe t’i kërkojë që të shkonte e të merrte çantën, pasi nuk e mbante më.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›