Jep dorëheqjen drejtori i OSSH-së, Sait Dollapi
30/05/2009 Kusht në kontratën e shitjes
Drejtori i Përgjithshëm i OSSH-së, Sait Dollapi, dha dje dorëheqjen. Kjo lëvizje është një prej kushteve të kontratës me kompaninë çeke CEZ, që privatizoi Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes. Zoti Dollapi drejtoi këtë kompani për gati 4 vjet. Ai ka falënderuar bashkëpunëtorët e tij për rezultatet e arritura dhe u shpreh se gjatë kësaj kohe i është përkushtuar punës për dhënien e shërbimit më të mirë për konsumatorët. Mes këtyre arritjeve ai përmendi edhe privatizimin e OSSH-së, si dhe furnizimin me energji elektrike në mënyrë të pandërprerë. Kontrata me vlerë 102 milionë euro parashikonte që menjëherë pas derdhjes së kësaj shifre për llogari të qeverisë shqiptare të realizohet largimi i Drejtorit të Përgjithshëm dhe Këshillit Mbikëqyrës. Gjatë kësaj periudhe gjendja tekniko-financiare e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes u përmirësua ndjeshëm. Të dhënat zyrtare të kësaj kompanie tregojnë se niveli i humbjeve në rrjet ka rënë nën 30 për qind, ndërsa investimet janë rritur ndjeshëm, kryesisht në nënstacione dhe në linjat e tensionit të ulët dhe të mesëm. Gjithashtu rritje kanë pësuar edhe shifrat e arkëtimeve, qoftë nga linjat e furnizimit të abonentëve familjarë apo bizneseve.