E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nëna shpëton djalin nga vetëvrasja

POGRADEC – Nëna ndalon në momentet e fundit aktin vetëvrasës së djalit të saj 28–vjeçar. 

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së mërkurës në lagjen nr. 5 të qytetit të Pogradecit, kur Spartak Kodra, ka tentuar të vetëvaret në kuzhinën e banesës së tij. I riu ka shfrytëzuar momentin që familjarët e tij ishin në dhomën tjetër të banesë për t’u vetëvarur me një kabllo të lidhur në portollambën e dhomës. Pasi ka hipur në një karrige, ai ka kaluar hallkën rreth qafës dhe ka shkelmuar karrigen. Ka qenë zhurma e krijuar që ka sjellë në dhomë nënën e tij. E tmerruar nga skena që i është ofruar përpara syve ajo ka thërritur për ndihmë edhe pjesëtarët e tjerë të familjes. Sipas familjarëve, Kodra kishte tentuar edhe herë të tjera të vetëvritej, pasi vuante nga depresioni, si pasojë e papunësisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›