E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestë në Konvaleshencë nga banorët e Gërdecit

DURRES - Deputetë, përfaqësues të “Mjaft”, dhe shoqëria civile i janë bashkangjitur protestës së 80 familjeve të cilat, pas shpërthimit të Gërdecit, janë strehuar në konvaleshencën e ministrisë së 

Mbrojtjes dhe asaj të Brendshme në plazhin e Durrësit. Nën masa të rrepta sigurie, banorët e Gerdecit, Marqinetit dhe të Vorës protestuan, duke kërkuar nga qeveria “Berisha”, rishqyrtimin e vendimit për nxjerrjen nga ambientet ku ata janë akomoduar që prej ditës së tragjedisë. Nën thirrjet “Ne jemi këtu” dhe “Duam përkrahje nga qeveria” këta banorë kanë synuar të sensibilizojnë shoqërinë shqiptare për periudhën e vështirë të post-Gërdecit. Sipas protestuesve menaxhimi i krizës së Gërdecit është braktisur totalisht nga ekzekutivi. Ultimatumi i qeverisë për të dalë nga hotelet më 1 qershor, (kohë kur punonjësit e policisë dhe të ushtrisë kanë prenontuar pushimet) ka mbledhur në Durrës organizatën “Mjaft”, analistë dhe gazetarë të njohur, të cilët kanë mbërritur në plazh në mbështetje të banorëve te Gërdecit. Por situata ka degjeneruar në një shtetrrethim nga forcat e rendit. Dhjetra forca policie nuk kane lejuar hyrjen brenda ambienteve të protestuesve të jashtëm, me motivin se kjo është zonë ushtarake. Për banorët e Gërdecit, vendimi që shteti t’u paguajë qiranë prej 25 mijë lekësh është absurd, pasi ata nuk kanë em çfarë të ushqehen gjatë kësaj kohe. o.u

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›